Connect with us

Lajme nga vendi

Jo dy, por katër kandidatë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?!

Published

on

Pendarovski, Siljanovska-Davkova, Osmani dhe Taravari mendojnë se janë ata që do të hyjnë në vijën e finishit për kolltukun në Vila Vodno, ndaj nuk kanë përgjigje se përkrahjen e kujt do ta kërkojnë në raundin e dytë zgjedhor.

Katër kandidatët për kryetar të shtetit – Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Bujar Osmani dhe Arben Taravari do të hyjnë në raundin e dytë zgjedhor, duke gjykuar nga përgjigjet që morëm në pyetjen se kë do të mbështesnin. Që të katër hamendësojnë se do të hyjnë në vijën e finishit për karrigen në Villa Vodno.

LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk janë përgjigjur nëse në raundin e dytë zgjedhor do të kërkojnë mbështetje nga koalicioni VLEN, kandidat i të cilit është Taravari dhe nga BDI, që garon me ministrin e Jashtëm dhe nënkryetarin e partisë Osmani.

Edhe pse të gjithë premtojnë se do të jenë president i të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe feje, deri më tani vetëm presidenti aktual dhe kandidati për mandatin e dytë, Pendarovski, publikisht kërkon mbështetje nga qytetarët e etnive të tjera, pra siç thotë ai, nga partitë që përfaqësojnë ata qytetarë. Mirëpo, siç na thanë nga kabineti i tij, ai nuk do të kërkojë mbështetje direkte nga Ahmeti dhe as nga liderët e koalicionit VLEN.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, thonë se kandidatja e tyre Gordana Siljanovska-Davkova në paraqitjet e saj u drejtohet të gjithë qytetarëve dhe se është herët të komentohet se nga kush dhe nëse do të kërkojnë mbështetje në rrethin e dytë zgjedhor.

Advertisement

Interesante janë përgjigjet e kandidatëve shqiptarë për kryetar të shtetit, Taravari dhe Osmani. I pyetur nëse koalicioni VLEN do të mbështesë ndonjë nga kandidatët që do të hyjnë në raundin e dytë zgjedhor, pra nëse do të votojnë për Siljanovska-Davkovën apo për Pendarovskin, Taravari është i bindur se do të shkojë në raundin e dytë dhe se është i sigurt. se ai do të ketë sukses. Por Taravari nuk na është përgjigjur në një rast të tillë nga kush do të kërkonte mbështetjen.

Për kandidatin presidencial të BDI-së, Bujar Osmani, është fyese pyetja jonë se kë do të mbështesë BDI në raundin e dytë zgjedhor për kryetar të shtetit.slobodenpecat. transmeton TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat