Lajme nga vendi
Presidenti Pendarovski e nënshkroi ligjin që lejon fushata shtetërore me pagesë në mediat private

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Me këtë, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore të cilat do t’i rikthejnë fushatat shtetërore me para nga buxheti në mediat private.
Presidenti Pendarovski nënvizon se në Ligj qartë është definuar se çfarë paraqet fushatë shtetërore me interes publik, në nivel shtetëror ose lokal.
“Njëkohësisht, ndryshimet e Ligjit e limitojnë buxhetin, gjegjësisht lartësinë e mjeteve të cilat nga buxheti i shtetit mund të shpenzohen për fushata në nivel shtetëror dhe lokal. Ligji parashikon procedurë, në të cilën rol qendror ka komisioni i cili është i përbërë nga përfaqësuesit e partive politike edhe nga pushteti edhe nga opozita, në bazë prioriteti”, thonë nga Kabineti i Presidentit.
Gjithashtu, siç shtojnë nga Presidenca, në ligj precizohen kriteret sipas të cilave mund të konkurrojnë radiodiifuzerët në të cilët do të tregohen fushatat shtetërore ose lokale.
Lajme nga vendi
Garë mes 10 kandidatësh, për kreun e Antikorrupsionit

Rreth dhjetë kandidatura kanë mbërritur në Kuvend për shpalljen publike për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e cila përfundon sot, përcjell TV21. Numri përfundimtar do të dihet të hënën, pasi të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë. Procedura për këtë shpallje do të vazhdojë pas 3 nëntorit, pra pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën, Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve mbajti seancë, në të cilën formoi Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të KSHPK-së. Anëtarët e Komisionit për përzgjedhje autorizohen të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, duke qenë të detyruar të sigurojnë fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për çka do t’i dorëzojnë deklarata Komisionit kuvendor./tv21.tv
Lajme nga vendi
Sela ; Arbën Xhaferi ishte më shumë se një politikan ,ishte lisi i madh nën hijen e së cilit ishin të gjithë të tjerët

Lajme nga vendi
MPB dhe “Gazeta Zyrtare” të lidhura në mënyrë digjitale! Më e lehtë publikimi i dokumenteve të humbura dhe nxjerrja e të rejave

Një platformë e re digjitale lidh Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Gazetën Zyrtare për publikim më të shpejtë të dokumenteve të humbura dhe nxjerrje të të rejave, përcjell TV21. Me këtë zgjidhje, ndalet praktika e mëparshme e shkëmbimit të të dhënave përmes e-mail-it, dhe në bazë të marrëveshjes mes dy institucioneve, procesi kalon në platformën kombëtare për ndërveprueshmëri.
Kështu, Gazeta Zyrtare çdo ditë do t’i marrë automatikisht dokumentet e humbura ose të vjedhura për t’i shpallur të pavlefshme. Pas shpalljes, MPB po ashtu automatikisht i merr nga platforma kombëtare dhe i azhurnon në sistemin e saj të brendshëm, duke i mundësuar qytetarëve të nxjerrin më shpejt dokumente të reja.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve