Lajme nga vendi
SHBA-ja sanksionon kompaninë maqedonase ”Sajtroks”
Kompania “Sajtroks” me seli në Maqedoninë e Veriut, bashkë me katër kompani tjera dhe dy persona fizik është vënë nën sanksione Departamenti për kontroll të mjeteve të huaja pranë Ministrisë së Financave të SHBA-së, për shkak të rolit në zhvillimin e softuesit të spiunazhit “Predator”.
Krahas kompanisë nga RMV-ja, sanksionohen edhe kompania greke “Inteleksa S.A” si dhe kompanitë “Inteleksa Limited” dhe Talestra Limited” nga Irlanda dhe kompania hungareze “Sajtroks Holding”.
Sipas Ministrisë amerikane të Financave, të gjitha kompanitë kanë qenë të lidhur me konzorciumin “Inteleksa” lidhur me zhvillimin, punën dhe distribuimin e teknologjisë komerciale për softies spiunazhi që shfrytëzohet për targetimin e Amerikanëve, sikurse zyrtarë të qeverisë, ekspertë të politikës dhe gazetarë.
“Shpërndarja dhe keqpërdorimi i softuesit komercial të spiunazhit paraqesin rreziqe në rritje për SHBA-të. Aktorët e huaj kanë keqpërdorur një softuer të tillë spiunazhi për të shkelur të drejtat e njeriut dhe të targetojnë disidentët në nivel globa për respresion dhe hakmarrje” – tha Metju Miler, zëdhënës i DASH-it.
Kompania “Sajtroks” më 18 korrik 2023 ishte vënë në listën e entiteteve të Departamentit për tregti, për tregti me cyber-eksploatime, që shfrytëzohen për qasje në sisteme informatike, dukë cënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në gjithë botën. /tvklan.mk/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

