Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO)Mjekët me apel:Të sëmurët kronikë të mos i nënshtrohen agjërimit

Published

on

Rreth 13 orë brenda ditës besimtarët muslimanë janë të privuar nga konsumimi i ushqimeve dhe lëngjeve.Kjo për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit.Megjithatë jo gjithë kush mund të qëndrojë për kaq orë i privuar nga vaktet e ushqimit dhe lëngjeve për shkak të problemeve shëndetësore. Mjekët thonë se kujdes në këtë drejtim duhet të bëjnë pacientët të cilët kanë sëmundje kronike dhe ata janë të liruar nga agjërimi.Por, nëse qytetari kahas kësaj që ka sëmundje kronike, megjithatë ndihet mirë ai edhe mund të agjërojë, thonë mjekët. “Kjo, për shkak se në një farë mënyre do ta dëmtonin shëndetin e tyre duke menduar se bëjnë veprim të mirë se janë të obliguar të agjërojnë kurse në anën tjetër e dëmtojnë shëndetin e tyre dhe ata janë një kategori, sidomos ata që vuajnë nga diabeti, pacientët që kanë probleme kardio-vaskulare, pacientët që kanë probleme me sëmundjen e veshkëve, pasi që e dijmë se këta pacientë duhet që të konusmojnë brenda ditës ujë, që të punojnë veshkat e tyre. Nuk bëjnë pjesë të gjithë pacientët me këta sëmundje, sepse ka prej tyre që ndihen mirë ‘zikisht dhe ata mund të agjërojnë”, deklaroi mjeku Bekim Ismaili.Por, jo gjithmonë pacientët dëgjojnë rekomandimet e mjekëve. Ka prej tyre që vendosin të agjërojnë edhe pse kanë sëmundje kronike. Kjo pastaj e përkeqëson gjendjen shëndetësore të tyre. Rastet e këtilla janë të shpeshta, pohojnë mjekët, sepse është i madh numri i pacientëve që drejtohen për ndihmë mjekësore për shkak të komplikimeve të ndryshme. Prandaj mjekët, shprehen se duhet që ata pacieent që janë me këta sëmundje, më mirë do të jetë të kujdesen për veten e tyre dhe të mos rrezikojnë edhe jetën e tyre.“Neve si mjek kemi raste të tilla shumë, sidomos të pacientëve të cilët e dijnë se kanë sëmundje kronike, ata sërish agjërojnë dhe normalisht kur vijë orët e mbrëmjes, vjen deri tek komplikimi i shëndetit të tyre, sidomos me tensionin e gjakut, vijnë me kokë dhimbje,me vjellje, pastaj pacientët që janë me diabet, tek ata paraqiten probleme, sepse kanë nevojë që të konsumojnë ujë vazhdimisht.Në këtë drejtim janë edhe pacientët të cilët kanë probleme me veshkët”, theksoi mjeku Ismaili.Mjekët, në këtë drejtim apelojnë tek kjo kategori që pavarësisht dëshirës së tyre për të agjëruar, duhet që të mos mbajnë dhe në këtë formë duhet që të ruajnë shëndetin e tyre edhe ashtu të cënuar.Muaji i Ramazanit për besimtarët muslimanë ‘lloi më 11 mars dhe do të përfundojë me 9 prill. Mauji i agjërimit, do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat