Connect with us

Lajme nga vendi

Murtezani: BDI-ja nuk të drejtë të flas për presidentin e parë shqiptarë, sabotoi mundësinë që kjo të ndodhë tani

Published

on

BDI-ja nuk të drejtë të flas për presidentin e parë shqiptarë sepse në vend që të mbështes Arben Taravarin, vendosi që të sabotoj mundësinë që kjo të ndodhë tani menjëherë në vitin 2024, kështu deklaroi Orhan Murtezani nga Vlen sipas të cilit BDI-ja është e gatshme të shkaktoj krizë politike vetëm e vetëm që të mos e pranoj humbjen në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Alsat.

“Kur Arben Travari njoftoi se do të bëhet kandidat për president i VLEN-it, Ali Ahmeti u frikësua se do të mposhtet dhe vendosi të sakrifikoj Bujar Osmanin me idenë e ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e zgjedhjes së presidentit dhe futjen e funksionit zëvendëskryetar si kusht i BDI-së për çfarëdo koalicioni me partitë maqedonase. Më pas në promovimin e Bujar Osmanit në sallën Kale, Ali Ahmeti promovoi sloganin “Erdhi koha për presidentin e parë shqiptarë”, asnjëherë më parë BDI-ja nuk është dukur më e hutuar dhe më e frikësuar. BDI-ja është e gatshme për të shkaktuar krizë politike vetëm e vetëm që të mos e pranoj humbjen e sigurte që vjen. BDI-ja nuk ka të drejtë të flas për presidentin e parë shqiptarë sepse në vend që të mbështes Arben Taravarin, vendosi që të sabotoj mundësinë që kjo të ndodhë tani menjëherë në vitin 2024”, deklaroi Orhan Murtezani, VLEN. /Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat