Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Mashtruesit një hap para, sofistikohen metodat

Published

on

Ndër vite, ndryshimet e vrullshme teknologjike që vështirë të ndiqen nga qytetarët, në anën tjetër janë mashtruesit që gjithnjë ndryshojnë edhe mënyrat e veprimit.Nëse në të kaluarën, mashtruesit vepronin afër bankave, tregjeve dhe institucioneve tjera, duke mashtruar qytetarët në mënyrë direkte, tashmë këta mashtrime ndodhin përmes rrjeteve sociale. Por, edhe në këtë drejtim mashtruesit nga viti në vit ndryshojnë mënyrat e mashtrimit.Nëse viteve të kaluara, mashtrimet ndodhnin me rezervime të hoteleve dhe restoranteve për evenimente të ndryshme si
seminare apo ahengje familjare, mashtrimet me lëndën djegëse peletë, tash në modë janë mashtrimet me shitjet online. Në një raport të policisë së Tetovës thuhet se në rajonin e Pollog. brenda 70 ditëve të këtij viti janë regjistruar 11 mashtrime që kanë të bëjnë me blerjet online.
“Në dy muaj e gjysmë të këtij viti në rajonin e Pollogut, janë raportuar gjithsej 11 mashtrime edhe atë në Tetovë 9 dhe dy në Gostivar të cilat kryesisht janë zbardhur plotësisht dhe autorët janë zbuluar, gjegjësishtë janë identifikuar se kush janë, dhe do të rrumbullakohen me parashtresa përkatëse” thotë zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Fatmir Rexhepi.
Mashtruesit shpesh herë hapin faqe të ndryshme ku ofrojnë produkte dhe gjësende të ndryshme, kurse pas marrjes së parave i mbyllin faqet.Kjo e bën të rëndë edhe kapjen e autorëve. Përderisa mashtruesit gjithnjë janë në hap me kohën dhe një hap para të tjerëve, nga policia e Tetovës pohojnë se megjithatë arrijnë që të zbardhin këta vepra të mashtrimit përmes departamentit për krime kompjuterike dhe forenzikë.
“Deri më tani të gjitha rastet e denoncuara janë zbardhur dhe rrumbullakuar me padi përkatëse. Nga ana tjetër, ne si sektor ballafaqohemi për çdo ditë, me raste të ndryshme, të cilët raprotohen në SPB.Kështu që vet numri i zbardhjes së rasteve tregon atë se ia dalim mbanë me këtë vepër penale, e cila nga viti në vit ndryshon nga mënyra e mashtrimit prandaj edhe mashtruesit që të mos zbulohen ndryshojnë taktikat e veprimit dhe jo çdo herë përdorin takikë të njejtë”,deklaroi Rexhepi.
Në anën tjetër, apelohet deri tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm kur paguajnë përmes kartelave bankare.“Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, apelon dhe paralajmëron qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në kontakte telefonike apo direkte me persona të panjohur, për qëllime afariste apo të tjera. SPB-Tetovë posaçërisht ju tregon që të shmangen kontaktet elektronike dhe porosive për shërbime ushqimore ose komerciale, të cilat kryesisht janë të rreme dhe përfundojnë me mashtrim dhe që përbëjnë vepër penale të dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal”, apelojnë nga policia.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat