Lajme nga vendi
KSHZ-ja apelon deri te qytetarët e RMV-së se kanë edhe tri ditë kohë për të kontrolluar listën zgjedhore

Qytetarët kanë edhe tre ditë kohë për të kontrolluar listën e zgjedhësve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve apelon qytetarët që për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të bëjnë vetëkontroll dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, futjen ose fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.
Të gjithë të regjistruarit në listën zgjedhore do të mund të votojnë si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare dhe qytetarët me dokumente personale dhe dokumente udhëtimi të skaduara në nëntë muajt e fundit para zgjedhjeve do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.
Me ndryshimet dhe shtesat e fundit në Kodin Zgjedhor, parashikohet që të gjithë shtetasit që në ditën e zgjedhjeve kanë mbushur moshën 18 vjeç, në përputhje me aktin për shpalljen e zgjedhjeve, të cilët kanë vendbanim në territorin e shteti, do të futet në listën zgjedhore. Me to parashikohen risi të tjera, por një nga më të rëndësishmet është se qytetarët do të mund të votojnë me dokumente personale dhe dokumente udhëtimi të skaduara në nëntë muajt e fundit para zgjedhjeve.
Zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska tha se kjo do të thotë se të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën madhore dhe që nga 8 maji 2024 do të mbushin 18 vjet, do të regjistrohen në ekstraktet nga Lista zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. për zgjedhjet parlamentare. Ndërsa për zgjedhjet presidenciale, në ekstraktet nga Lista zgjedhore do të regjistrohen qytetarët që kanë mbushur moshën madhore në datën 24 prill si datë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.
Deri më tani, vetëm një numër i kufizuar i qytetarëve kanë kontrolluar dhe ndryshuar të dhënat e tyre, me vetëm disa persona që kanë paraqitur kërkesa për ndryshim ose fshirje. Zyrtarët inkurajojnë qytetarët që të kontrollojnë dhe të kërkojnë ndryshime në të dhënat e tyre në mënyrë që të sigurojnë një proces zgjedhor sa më të përshtatshëm dhe transparent për të gjithë.
Lajme nga vendi
Trafiku drejt pikës kufitare të Bllacës është ndërprerë plotësisht për shkak të zjarrit

Ministria për Punë të Brendshme njofton publikun se për shkak të ri-ndezjes së zjarrit pranë Bllacës, trafiku në rrugën kufitare Shkup-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dyja drejtimet, dhe është mbyllur edhe pika kufitare e Bllacës.
Ministria e Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po merr masa për shuarjen e zjarrit.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt pikës kufitare të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilën do ta informojmë publikun përkatësisht.
Lajme nga vendi
Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit

Visar Ademi sot ka njoftuar se do të jetë kandidatë i pavarur në Komunën e Gostivarit.
Ademi thotë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin tetor pret të marrë mbështetje nga qytetarët e Gostivarit.
“Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me Ju.
Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit.
Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë.
Shihemi në qytet!”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.
Lajme nga vendi
MPB për zjarrin në Vizbeg, një person i lënduar dhe një i arrestuar

Sot (09.07.2025) në orën 09:16, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB)-Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në një deponi skrapi në rrugën “B. Buna” në Shkup, përkatësisht se po digjen automjete të vjetra, në të cilat ishin instaluar pajisje gazi, dhe prej tyre dëgjohen shpërthime. Sipas MPB-së deri më tani nuk është përfshirë nga zjarri asnjë pronë private – shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e rastit, shkruan Alsat.
“Deri më tani, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit zyrtar, është ndaluar A.N., pronari i personit juridik që menaxhon mbeturinat”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve