Lajme nga vendi
Mos ju mashtroj dielli dhe ardhja e pranverës: Nga e hëna ndryshon moti do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave
Në Maqedoni deri të dielën vazhdon periudha me mot stabil, të thatë dhe me diell, kohë pas kohe me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Megjithatë, nesër do të ketë pak më shumë vranësira lokale dhe do të ketë kushte për reshje mjaft të dobëta shiu. Sot dhe nesër do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila do të shtojë intensitetin sidomos në rajonet lindore, ndërsa gjatë fundjavës era do të ndryshojë drejtimin në jug, paralajmëroi Slavço Poposki.
“Temperaturat do të rriten në interval prej 12 deri në 18 gradë, ndërsa gjatë fundjavës në rajonet qendrore dhe juglindore do të rriten deri në 20 gradë dhe nuk përjashtohet mundësia që të kalojnë 20 gradë. Ajo që është më e rëndësishmja është se temperaturat e mëngjesit do të jenë në rritje, kështu që kushtet për shfaqjen e ngricave dhe akullit do të ulen.
Në Shkup dhe rrethinë pritet mot i ngjashëm, kryesisht stabil, i thatë dhe me diell, kohë pas kohe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Sot dhe nesër do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa gjatë fundjavës nga jugu. Temperaturat do të rriten në intervalin prej 17 deri në 18 gradë.
Tashmë nga e diela vonë pasdite dhe në mbrëmje, si dhe të hënën, këtu presim ndryshim të madh të motit, pasuar me reshje shiu, të hënën për shkak të depërtimit të valës së ftohtë nga veriu, do të fryjë erë e fortë veriore. të cilat do të shkaktojnë ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit dhe reshje nga shiu dhe bora. Megjithatë, ne do të publikojmë një analizë të detajuar të këtij ndryshimi të madh të motit në njoftimet tona të ardhshme të motit, kur gjithçka do të jetë shumë më e qartë për këtë ndryshim të motit”, thotë ai.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

