Lajme nga vendi
Grubi: Agjentët rus përmes “IGH-së”, tentuan të pamundësojnë ndërtimin e Korridorit 8-të
Zv. kryeministri Artan Grubi thotë se si koordinatorë i projektit për ndërtimin e Korridorit 8-të, ka parandaluar ndërhyrjen e një kompanie kroate të udhëhequr nga agjent të pengojnë ndërtimin e Korridorit që lidh RMV-në me Shqipërinë dhe Kosovën.
Grubi për “Euronews Albania” ka zbuluar se kompania “IGH” me seli në Kroaci por me bord në të cilin bënin pjesë tre agjent rus, ka tentuar të përfshihet në tenderin për ndërtimin e Korridorit 8.
Ka zbuluar edhe se raporti gjerman ka nxjerrë në pah se në RMV ka shumë media dhe gazetarë që paguhen nga Rusia.
“Në RMV, ka mbi tre parti politike, prej të cilave njëra është parlamentare. Ka organizata jo-qeveritare. Raporti gjerman foli edhe për gazetarët që janë me pagesë nga Rusia. Më shqetësuesja për ne është ndërhyrja ruse në pengimin e ndërtimit të Korridorit 8, përmes një kompanie kroate, e cila në bordrin e sajë kishte së paku tre agjendë rus. Maqedonia ka filluar korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë, me këtë po bëjmë bashkimin e trekëndëshit, eliminohen kufijtë, për ta mbikëqyrë këtë kishte aplikuar “IGH”, e cila ishte blerë nga oligark rus, e cila kishte aplikuar për mbikqyrje të Korridorit 8. Qëllimi ishte të pengohet ndërtimi i Korridorit 8 që është mbajtur në sirtarë mbi 32 vite.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

