Lajme nga vendi
Shqiptarët u shkarkuan që ditën e parë, por Angellov a do të mund ti shpëtojë Qeveris nga shkarkimi?!
Sa herë që bëhej ndonjë defekt në ura, Stojançe Angellov, drejtor në Qendrën për Menaxhim me kriza menjëherë dilte në vendin e ngjarjes. Para katër muajve doli te ura në Vizbeg dhe pastroi gurët, e nuk la pa vizituar edhe personat që u sulmuan nga arushat.
,Por kjo “aventurë” në QMK pritet të mbarojë, pasi me gjasa do të shkarkohet për shkak se dha dorëheqje nga koalicioni me LSDM-ja për të kaluar në VMRO-DPMNE. Përpara mediave tha se ka raport të mirë më kryeministrin teknik Talat Xhaferi dhe se do ta respektojë çdo vendim që del nga Qeveria.
“Për hir të së vërtetës mbrëmë KM Talat Xhaferi, dje pasdite mu paraqit në telefon, folëm dhe më informoi për qëllimin e tij se do të ngre iniciativë për shkarkimin tim. Unë këtë e pranoj dhe nuk do të kundërshtoj bëhet fjalë për një hap politik, marr parasysh se po e lëshojmë koalicionin qeverisës. Nëse qeveria e pranon propozimin e Xhaferit se duhet të dorëzohem, unë pa kundërshtim do ta pranoj vendimin”, tha Stojançe Angellov – drejtor i QMK-së.
Por nëse e shkarkojnë nga pozita drejtor i QMK për çfarë do t’i vijë keq?
“Për asgjë nuk më vjen keq, sepse kuptohet se në momente të bukura kur isha drejtor në QMK kishte shumë stres dhe punë sepse nuk pashë ditë të bardhë. Për fat të keq të gjitha punët e pakëndshme dhe fatkeqësi ndodhnin përgjatë vikendit ose orët e pasditës”, pohoi Stojançe Angellov – drejtor i QMK-së.
Nga Qeveria për TV21 konfirmojnë se Qeveria ka vendosur që në seancën e radhës të sjellë vendim lidhur me shkarkimin e Angellovit.
Ndërkaq kështu nuk u shpreh në Facebook duke komentuar disa tituj të portaleve se “një komandant i UÇK-së do ta shkarkojë një gjeneral të forcave të sigurisë”. Ai ka theksuar se sado që nuk i pëlqen dikujt, përfshirë edhe atë vetë, është fakt i pamohueshëm se ish-komandant Forina nga UÇK-ja është sot kryetar legjitim i Qeverisë së Maqedonisë.
Ndryshe Talat Xhaferi më herët shkarkoi dy ministrat Azir Aliun dhe Fatmir Mexhitin, për shkak se u rreshtuan në opozitë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

