Lajme nga rajoni
85 vjet nga pushtimi italian i Shqipërisë

Më 7 prill 1939, Italia pushton Shqipërinë. Ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare.
Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Benito Musolinit dhe Adolf Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin italian të Shqipërisë.
Mbreti Zog, iku dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk.
Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.
Lajme nga rajoni
Pas Prishtinës, edhe në Hagë do të mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së.
Protesta do të mbahet më 14 shtator, me fillim nga ora 14:00, raporton KosovaPress.
Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
Lajme nga rajoni
Kosovë/ Pas Haxhiut, as Donika Gërvalla nuk i merr votat për kryetare të Kuvendit

Pas dështimit të propozimit të parë, LVV propozon Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit
Pasi në propozimin e parë të seancës së sotme ku e propozuar ishte Albulena Haxhiu, Lëvizja Vetëvendosje për herë të dytë propozoi Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.
As Gërvalla nuk i mori votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.
Lajme nga rajoni
Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me qytetarë nga Kosova përplaset me kamionin, 30 të lënduar

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të së mërkurës në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij.
Siç raportohet më tej, nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, 30 kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.
Katër persona u dërguan në spitalet më të afërta për kontrolle mjekësore.
Kamioni, i cili ishte i ngarkuar me perime, humbi një pjesë të ngarkesës për shkak të përplasjes.
Për pasojë, autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua për disa orë për pastrimin dhe heqjen e mjeteve, duke u rihapur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve