Lajme nga vendi
(video) Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Artit
Programi Studimor i Artit Figurativ i Fakultetit të Arteve të UT-së përmes organizimit të një punëtorie para studentëve me maturantëve të qytetit të Tetoës e shënoi 15 prillin Ditën Botërore të Artit. Dekani i Fakultetit të Arteve Senad Abduli këtë aktivitet e cilësoi si shumë të rëndësishëm pasi që maturantët për së afërmi njihen me Fakultetin e Arteve dhe krijimtarinë artistike të studentëve dhe profesorëve tonë. “Në këtë 30 vjetor ne shpalosim ofertën tonë si një universitet me vlera të jashtëzakonshme me staf akademik shumë të përgaditur me kushtet që ofrojmë që këta të rinj tanë të shohin një mundësi për veten e tyre dhe duhet dijtur që determinimi i shtetëformësis të një kombi shtet janë institucionet kulturore dhe ne jemi ato që furnizojmë këto institucione me kuadro profesional. Andaj i ftojmë gjithë të rinjtë, maturantët kudo që janë, që të na bashkangjiten në këtë vit jubilar dhe të fitojnë dije në këtë tempull të cilin e kemi krijuar me shumë mund dhe sakrificië” theksoi Prof. Dr. Senad Abduli. Për rëndësinë e shënimit të kësaj dite dhe organizimit të punëtorisë së studentëve foli Prodekania e Fakultetit të Arteve Jelldëz Asani e cila theksoi se qëllimi kryesor është shpalosja e punës artistike që studentët e Artit Figurativ e bëjnë ndër vite. “Ne si Fakultet i Artit e pamë të arsyeshme që ti bashkangjitemi shënimit të kësaj dite përmes një punëtorie të organizuar me studentët tonë për arsye se vërtet kemi shumë artistë – studentë të talentuar të cilët përvojën e fituar gjatë studimeve të tyre e shpalosin në këtë aktivitet dhe ne jemi dëshmitar këtu duke parrë përmes punës së tyre rrugëtimin artistic që kanë bërë gjatë viteve të studimeve. Universiteti ynë këtë muaj është duke promovuar ofertën akademike për maturantët dhe ne sot këtu kemi edhe maturantë të shkollave të ndryshme të cilët janë vizitor të kësaj punëtorie dhe për së afërmi kanë mundësi të mësojnë më shumë rreth programeve studimore të fakultetit tonë” – u shpreh Prof. Dr. Jelldëz AsaniMaturantët pjesëmarrës në këtë punëtori shfaqën interesim të jashtëzakonshëm për programet studimore të Fakultetit të Arteve duke shprehur edhe dëshirën e tyre për ti regjistruar studimet e tyre në UT.. Dorin Kadrija. Eda Mustafai.Kjo datë shpallur nga Ansambleja e përgjithshme e Shoqatës Ndërkombëtare të Artit si një datë që festohet në mbarë botën pasi që përkonë me ditëlindjen e piktorit të madh Leonardo Da Vinçi dhe për për herë të parë është shënuar në vitin 2012 ku mbi 150 artistë nga vende të ndryshme të botës kanë performuar në fusha të ndryshme të Artit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

