Lajme nga vendi
Taravari: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta, Qeveria e ardhshme do të mbuloj borxhet e qytetarëve nga kreditë e shpejta
Sot, kandidati për President Arben Taravari zhvilloi vizitë të rëndësishëm në qytetin e Strugës, ku u diskutua problematika të ndryshme të komunitetit, duke filluar nga punëtorët shëndetësor deri tek qytetarët.
Gjatë takimeve, u përball me shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shëndetësinë, e në veçanti me bixhozin dhe praktikat e dëmshme të bankave të shpejta.
Taravari shprehi zotimin për të ndaluar këto dukuri negative dhe për të gjetur zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Sot patëm një vizitë qytetit të Strugës dhe vendbanimeve në Strugë. Takimin e fillova me kolegët, mjek të Strugës me të cilët bashkëbiseduam për programin e VLEN për Shëndetësi, si i shohin ato problemet, si mund të përmirësohen dhe si mund të gjendet zgjidhje për Shëndetësinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mandej vazhduam takime me qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme në zonën e Strugës. Isha dëshmitar i numrit të madh të kazinove në Strugë, si dhe bankave për kredi të shpejta, dhe sa e dëmton kjo ekonominë e qytetarëve të Strugës. Ne si koalicion VLEN në qeverinë e ardhshme menjëherë do të marrim masa urgjente që të ndalohet bixhozi në Maqedoni të Veriut si ndodhi në Kosovë, por gjithashtu të ndalim edhe punën e bankave të shpejta të cilat bëjnë dëm të madh në buxhetin e qytetarëve. Gjithashtu do ta ndihmojmë seriozisht edhe qytetarët të cilët kanë borxhe këtyre bankave, këto borxhe të mbulohen nga shteti apo qeveria.”
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

