Lajme nga rajoni
Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci
Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin njëri nga zyrtarët e kompanive të autobusëve që ndodhen atje.
“Po jemi liruar na të dy anët edhe nga Kroacia për në Serbi dhe anasjelltas”, tha shkurt ai.
Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.
Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.
Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.
Për bllokim të qytetarëve nga Kosova është raportuar edhe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. /Telegrafi/
Lajme nga rajoni
VUÇIQ: ARMATIM TË RI KUNDËR ALEANCËS ZAGREB – TIRANË – PRISHTINË!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar armatim të ri duke propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e forcave të armatosura serbe.
Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve “fluturuese”.
Me paralajmërimin e armatimit të ri, Vuçiqi duket se i referohet aleancës ushtarake midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
“Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fuqishëm”
Vitin e kaluar, Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan marrëveshje për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Përfaqësuesit e tri vendeve thanë atëkohë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride.
Ata theksuan se aleanca mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt, por Vuçiq, në disa raste, e përshkroi atë si kërcënim për Serbinë.
Lajme nga rajoni
Një pjesë e kompleksit te “5 maj” u shkrumbua ditën e sotme, inxhinieri nxjerr dokumentin: Ngjarja u paralajmërua por s’na dëgjoi njeri
Inxhineri gjeodet, Romeo Nazarko ka publikuar disa dokumente përmes së cilave tregon se ngjarja që alarmoi ditën e sotme zonën e “5 majit” ka qenë e paralajmëruar.
Në postimin e bërë në Facebook-un e tij Nazarko shkruan se kohë më parë, nëpërmjet një shkrese drejtuar Kuvendit në vitin 2024, u kërkua informacion për djegien e të njëjtës ndërtesë te “5 maj”, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit me qëllim për të marrë informacion për djegien e kompleksit, shkruhet se ndërtesa është përfshirë nga flakët për shkak të materialeve që janë përdorur jashtë standarteve.
Nga ana tjetër, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka konfirmuar shguarjen totale të zjarrit pranë QSUT-së.
Lajme nga rajoni
Nga Skënderbeu te Nënë Tereza dhe Ismail Qemali, Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të realizuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës promovon Samitin e IV të Diasporës.Në videon e shpërndarë, shfaqen disa prej figurave më të njohura të historisë shqiptare, të rikrijuara me teknologji moderne, si Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Skënderbeu, Nënë Tereza, Fan Noli, vëllezërit Frashëri, Faik Konica, Jeronim De Rada dhe figura të rëndërishme që kanë kontribuuar në formimin e Shtetit shqiptar.
Përmes këtij materiali vizual, kreu i qeverisë njofton zhvillimin e Samitit të IV të Diasporës, i cili do të mbahet më 13, 14 dhe 15 prill. Videoja synon të sjellë një ndërthurje mes historisë dhe teknologjisë, duke i dhënë një dimension modern promovimit të një prej eventeve më të rëndësishme për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.Top Channel
-
Lajme nga bota3 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni3 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport3 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

