Connect with us

Lajme nga vendi

Ndryshimet e shpejta të temperaturave brenda ditës nuk kalojnë pa pasoja në shendëtin e qytetarëve

Published

on

Ndryshimet e shpejta të temperaturave brenda ditës nuk kalojnë pa pasoja në shendëtin e qytetarëve.Kjo periudhë e cila është karakterizuar me ndryshime të shpeshta të temperaturave, pasi që kishim mot me diell disa ditë rradhazi dhe më pas ulje të temperaturave, sipas mjekëve më shumë e pësojnë pacientët që kanë sëmundje kronike. “Sa i përket aspektit shëndetësor në repartin e ndihëms së shpejtë në Tetovë kemi kryesisht më tepër raste me grip sezonal, ndërsa pacientët që kanë sëmundje kronike janë më të ndjeshëm në këto ndryshime drastike të temperaturave.Ne si mjek, apelojmë që pacientët të cilët kanë sëmundje kronike të zemrës, që mos të dalin pa nevojë kur ka ndryshime drastike të temperaturave dhe të jenë më të kujdesshëm” thotë Besnik Mustafai, mjek në Repartin e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë

Problem shtesë në këtë periudhë është edhe paraqitja e alergjive që edhe më shumë e rëndon situatën. Mjekët këshillojnë që edhe këta pacient të kenë kujdes. “Kryesisht në repartin e ndihmës së shpejtë paraqiten për kontroll pacientët me simptoma të gripit, pra ftohje e lehtë, kollë të thatë, temperaturë, me plogështi e kështu me rradhë. Këto janë simptomat kryesore dhe ja vlen të ceket se tani jemi në periudhën e pranverës, kemi rritje drastike të pacientëve të cilët kanë probleme me alergjitë. Rekomandojmë tek këtaA pacientë që të kenë me vete terapinë e nevojshme dhe të jenë më të kujdesshëm” apelon mjeku Mustafai.

Në ndërkohë, janë shpeshtuar sulmet në tru si pasojë e këtyre ndryshimeve të shpeshta klimatike në një periudhë të shkurtër kohore. “Rastet më të rënda gjatë kësaj periudhe janë pacientët të cilët pësojnë sulm në tru dhe gjatë këtyre ditëve kur temperaturat ishin të larta brenda një ndrrimi kemi pasur edhe nga gjashtë raste të personave që kanë pasur sulm në tru, pikërisht shkaku i ndryshimeve të shpeshta të temperaturave. Kryesisht këta raste ndër vite ndodhin në sezoninë e pranverës kur kemi ndryshim të kohës, sidomos dalja e mënjëhershme në diell sjell deri tek sulmet në tru” njofton Besnik Mustafai mjek.

Mjekët rekomandojnë që në këto raste personat që kanë probleme kronike shëndetësore pa nevojë mos dalin në ambiente të hapura.“Apelojmë që kur ka ndryshime të mënjëhershme të temperaturave personat me sëmundje kronike të shmangin daljet në ambiente të hapura, pasi që trupi është mësuar në temperaturë të ulët një kohë të gjatë dhe ekspozimi I shpejtë në temperatura të larta, sjell deri tek komplikimet shëndetësore.Prandaj, pa nevojë mos dilet jashtë sidomos kjo vlen për personat e moshuar” thotë apelon ai.Një studim i ri tregon se numri i vdekjeve të lidhura me goditjet në tru të lidhura me temperaturat ekstreme është rritur që nga viti 1990. Sipas studiuesve, pjesa më e madhe e goditjeve ishin për shkak të temperaturave më të ulëta se normale, ndërsa sigurisht që kishte një rritje të goditjeve kur temperaturat ishin më të larta se normalja.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat