Lajme nga vendi
Ashpërsohet retorika në tubime, VLEN dhe Fronti Europian me akuza dhe porosi mes tyre
Fronti Europian mbrëmë mbajti tubim qendror në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Sheshi ishte i mbushur përplot mbështetës të këtij fronti, i përbërë nga nëntë parti politike. Fjalime mbajtën të gjithë krerët e partive politike pjesë e Frontit Europian. Nuk munguan akuzat dhe mesazhet me retorikë më të ashpër ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. U tha se Mickoski ka plane pro ruse bashkë me Levicën, ndërsa siç tha kreu i ASH-së Ziadin Sela, kukulla të tij janë edhe krerët e VLEN-it.
“Ne njerëzit na janë rralluar, na janë pakësuar. Si t’i kthejmë njerëzit nga Europa të kthehen këtu? Vetëm duke e futur vendin tonë në Bashkimin Europian. S’ka zgjidhje tjetër, të mos shofin ëndrra patriotike këtu, se do të bëkan fabrika Hristijani e Gordana”, tha Ali Ahmeti – Fronti Europian.
“Dhe planet e tij, donka që t’i bëjë edhe me ca kukulla që i ka gjetur te shqiptarët, që të ngjajnë me ato kukullat ruse, si i thonë, marioshka, babushka. Pesë janë, Bilalli ka hy te Izeti, e Izeti te kukulla tjetër te Bekimi, e Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi. Bashkë të paketuar në valixhen e Mickoskit”, theksoi Ziadin Sela – Fronti Europian.
Edhe koalicioni VLEN në tubimin e mbrëmshëm e mbushi sheshin e Gostivarit. Duke komentuar tubimin e Frontit Europian, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN thotë se krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit, duke aluduar në projektin “Shkupi 2014” me të cilin u ndërtua sheshi “Maqedonia”. Bilall Kasami me shprehjen popullore se burgu është për burra, paralajmëron se do të dënohen me burg të gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale.
“Krimineli kthehet te vendi i krimit. Autorët e “Shkupit 2014” u kthyen atje tek luanat e Nikolla Gruevskit, ndërsa ne, pa protokoll, pa sigurime, në mesin e popullit, me popullin, erdhëm këtu në Gostivarin e flamurit kombëtar dhe nesër do të shkojmë në sheshin “Skenderbe””, pohoi Izet Mexhiti – VLEN.
U dërgoj të fala nga këtu se nuk do t’ju trembemi, se nuk iu kemi trembur regjimit të Millosheviqit dhe nuk iu trembemi as spiunëve e piunëve të Vuçiqit. Populli thotë, burgu është për burra, por edhe për kriminelë. Krimi nuk bën pa u ndëshkuar dhe dënuar sepse në të kundërtën përsëritet”, dekalroi Bilall Kasami – VLEN.
Koalicioni VLEN sonte në sheshin “Skenderbeu” me fillim në ora 20:30, do të mbajë tubimin kryesor me çka përmbyllet dhe fushata presidenciale. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen të mërkurën më 24 prill. Nga sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, ndërsa vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare.ina-online
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

