Connect with us

Lajme nga vendi

MASH ndryshon vendimin: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntori kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave.

“Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtë – orësh të kohës së punës së mësimdhënësve”, thonë mes tjerash nga MASh-i.

Rikujtojnë se viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10
qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor ndërsa është e nevojshme që të ruajmë interesin më të mirë të nxënësve ndërsa kjo nënkupton që ata të kompensojnë plotësisht dhe në mënyrë cilësore materjen e paraparë mësimore.

Ndryshe, më herët MASH solli vendim që ditët e zgjedhjeve të kompensohen gjatë fundjavës, ndërsa kjo shkaktoi reagimin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Lajme nga vendi

Përleshje në Burgun e Idrizovës, një i burgosur përfundon në spital

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.

Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 16 gradë celsius.

Edhe nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa nga dita e diel moti pritet të jetë me diell.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria Shqiptare e demanton Mickovskin: Autostradën do ta bëjmë deri në Qafë Thanë!

Published

on

Nga pjesa e Shqipërisë segmenti drejt vendkalimit kufitar të Qafë Thanës do të ndërtohet plotësisht me Autostradë, konfirmojnë për TV21 nga Tirana zyrtare. Prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë shqiptare thonë se me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar ndryshimi i një trajektore të re me tunel për të hapur edhe një vendkalim të ri kufitar me Republikën e Shqipërisë. Por, sipas tyre nuk do të pezullohet dhe as të tjetërsohet projekti aktual në zonën e mbrojtur nga UNESCO.

“Punimet e autostradës së Korridorit 8 zhvillohen në dy segmente njëkohësisht Rrogozhinë-Elbasan dhe Elbasan-Qafë Thanë. Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është kërkuar që të projektohet një trase e re nga ura e Bushtricës përmes një tuneli drejtë Ladorishtes dhe të hapet një vendkalimi i ri kufitarë, për shkurtim të kohës dhe për të evituar maloret që janë më të kushtueshme për ndërtim dhe mirëmbajtje. Por, Qeveria e Shqipërisë do të vazhdoj edhe segmentin e mëparshëm drejt Qafë Thanës me Autostradë, për të cilat po zhvillohen punimet edhe në zonën e mbrojtur nga UNESCO”, thonë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për TV21.

Sot pikërisht në Qafë Thanë ishin të pranishëm qeveritarët e të dyja vendeve për inter-konektorin energjetik, por nuk folën për autostradën e Korridorit 8.

Ndërsa nga VLEN- betohen se ky projekt do të jetë amanet i këtij mandati ose nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

“Që ky segment nuk ka ku shkon tjetër përveç se të përfundoj në lidhje me Qafë Thanën në Shqipëri, unë nuk e di prej nga i nxjerrin këto insinuate që një projekt kaq serioz të përfundoj pa dalje diku ose pa një destinacion të caktuar? Kështu që ne jemi garancia! Shqiptarët duhet të rrinë të qetë se ne po bëjmë Korridorin 8, do ta bëjmë edhe rrugën Shkup-Bllacë, do ta bëjmë edhe rrugën Tetove-Prizren. Po që se nuk do të bëhen këto në mandatin tonë, unë ju garantoj se as unë, as Besa e shkrirë në VLEN nuk do të jetë pjesë e Qeverisë”, theksoi Adnan Azizi, deputet i VLEN.

Advertisement

Dje TV21 e publikoi dokumentin me 8 vërejtjet e Komitetit të trashëgimisë botërore të UNESCO për Maqedoninë e Veriut, në të cilin vetëm në një pikë përmendet autostrada për Korridorin 8.

Kryeministri Mickoski dje tha se në segmentin andej kufirit në pjesën e Shqipërisë nuk do të jetë autostradë.

Continue Reading

Më të lexuarat