Connect with us

Lajme nga rajoni

Deri ora 15:00 dalja në zgjedhjet presidenciale në RMV është 34.96 % kurse në Tetovë 32.80%

Published

on

Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në ora 15:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së për rajonin e Tetovës dhe Gostivarit me rrethinë ;

TETOVË  32.80%   prej numrit të përgjithshëm 86.405   kanë votuar      26.840 votues

GOSTIVAR 25.41%  prej numrit të përgjithshëm    81.517  kanë votuar  20.687 votues

BOGOVINË 22.07% prej numrit të përgjithshëm      28.583  kanë votuar    6.305 votues

BËRVENIC  27.48%  prej numrit të përgjithshëm     15.898  kanë votuar    4.366 votues

Advertisement

VRAPÇISHT 10.35 %  prej numrit të përgjithshëm   26.778  kanë votuar     2.769 votues

ZHELINË   20.22 %  prej numrit të përgjithshëm   25.132   kanë votuar     5.079 votues

JEGUNOVC  29.43 %  prej numrit të përgjithshëm   10.007  kanë votuar  2.943 votues

TEARCË    27.62 %  prej numrit të përgjithshëm   22.421  kanë votuar   6.191  votues

Kurse në gjithë teritorin e Republikës së Maqedonis së Veriut deri ora 15.00 dalja e votuesve është 34.96 % prej numrit të përgjithshëm  1.814.317 votues,  kanë votuar   566.073 votues. Të dhënat e publikuara janë marur nga faqja krzesore e KSHZ-së .

Advertisement

Lajme nga rajoni

11 njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të lënduar nga zjarri në shtëpinë e pleqve të Tuzllës në Bosnje

Published

on

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnje.

Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë. Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por autoritetet e kanë nisur një hetim në vendin e ngjarjes. Drejtori i shtëpisë së pleqve, Mirsad Bakalloviq, dha dorëheqje një ditë pas zjarrit. Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.

Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla. Një numër i madh zjarrfikësish morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje shkuan edhe policia dhe shërbimet e emergjencës.

Kryeministri i kantonit të Tuzllës, Irfan Halilagiq, i tha shërbimit publik të Bosnjës se po kërkohet një zgjidhje për strehim të përkohshëm për banorët e shtëpisë. Kryeministri i Federatës së Bosnjës, Nermin Nikshiq, njoftoi për televizionin boshnjak se Qeveria do të marrë pjesë në rindërtimin e shtëpisë dhe kujdesin për banorët e saj.

“Në periudhën e ardhshme, ne do të formojmë një ekip të Qeverisë së Bosnjës që do t’i vizitojë institucionet nën juridiksionin e Bosnjes dhe do t’u kërkojë autoriteteve të kantoneve të bëjnë të njëjtën gjë për institucionet nën juridiksionin e tyre, kur të ndodhë diçka e tillë, në mënyrë që të mos japin informacione të përgjithshme. Sonte dëgjuam shumë informacione nga banorët. Sidoqoftë, duhet të presim për të parë se çfarë e shkaktoi saktësisht tragjedinë”, tha Nikshiq.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

LVV-ja e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje e ka zgjedhur për mandatar Glauk Konjufcën për krijimin e qeverisë së re në Kosovë, përcjell TV21. Ky është vendimi që është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Nuk dihet nëse partia në pushtet i ka siguruar numrat, megjithatë emri i Konjufcës është miratuar.

“E bëj këtë propozim jo për të bërë lëshim. Pas diskutimeve të zgjeruara e të thelluara në kryesinë e VV-së, unë do të propozoj si kryetar i VV-së që mandatin e dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, Glauk Konjufca”, tha Kurti.

Tash VV-ja ka 10 ditë për ta dërguar në Kuvend përbërjen e qeverisë së re dhe për t’i siguruar numrat.

VV-ja dështoi herën e parë me Albin Kurtin mandatar, duke marrë veç 56 vota.

Advertisement

Kurti ka zhvilluar takim me Osmanin gjer në ora 11:15, mëngjesin e së martës.

Kjo një ditë para se të finalizohet afati kushtetuese për të dërguar mandatar të ri për formim të qeverisë ose jo, për çka në takimin e fundit Kurti i ka kërkuar Osmanit që të presë në mos do të dërgojë mandatar të ri.

https://www.facebook.com/reel/809880318604326/?t=0

Continue Reading

Lajme nga rajoni

VIDEO/ Një vit nga tragjedia e Novi Sadit, mijëra njerëz protestojnë në qytetin ku ndodhi incidenti me 16 viktima

Published

on

Studentët në grevë në Novi Sad po organizojnë sot një tubim masiv për 16 viktimat që vdiqën saktësisht një vit më parë kur u shemb tendë e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor në këtë qytet.

Sot në Serbi u shpall një ditë zie dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, mbajti shërbimin përkujtimor vjetor për të vrarët në aksidentin tragjik në Tempullin e Shën Savës, në Vraçar, Beograd. Studentët dhe qytetarët i bënë homazhe viktimave.

1. Novembar Polaganje Cveca E1761999522662

Mijëra njerëz mbërritën në qytet një ditë më parë dhe qindra studentë erdhën në këmbë për të nderuar viktimat e tragjedisë, për të cilën askush nuk është dënuar ende.

 

 

1. Novembar Glolubovi E1761997436941
© BalkanWeb
Continue Reading

Më të lexuarat