Connect with us

Lajme nga vendi

Toshkovski: Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor

Published

on

Gjendja e sigurisë është stabile. Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor. Nuk kemi vërejtur shkelje më serioze në procesin zgjedhor, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

“Janë mbuluar të gjithë sektorët për punë të brendshme nga aspekti teknik dhe njerëzor. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas planit dhe veprimit operativ, i cili si i tillë përcaktohet në kuadër të Shtabit Operativ. Gjithçka po shkon ashtu siç duhet”, nënvizoi Toshkovski.

Lajme nga vendi

Gjashtë muaj nga tragjedia në “Pulse”

Published

on

Sot bëhen saktësisht gjashtë muaj nga tragjedia në diskoteken Pulse në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 të rinj.

Me këtë rast, prindërit e të vdekurve po organizojnë “Marsh për Engjëjt”.

Marshimi do të fillojë në orën 15:35 nga “Parku i Revolucionit” dhe do të ndjekë itinerarin e përcaktuar tashmë – ndërtesa komunale, Drejtoria e të Ardhurave Publike, policia, gjykata e Koçanit dhe zyra e prokurorit, dhe do të përfundojë përsëri në “Parkun e Revolucionit”.

Ndryshe, Prokuroria tashmë ka ngritur aktakuza për personat që dyshohen se janë përgjegjës për tragjedinë në Koçan.

Continue Reading

Lajme nga vendi

OSBE do t’i ndjek zgjedhjet me 274 vëzhgues

Published

on

Misioni Vëzhgues i OSBE-së do të ndjek zgjedhjet lokale të 19 tetorit me 274 vëzhgues, ashtu që 250 vëzhgues janë afatshkurtër.

“Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të ndjekë zbatimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për datën 19 tetor 2025, me angazhimin e 24 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër”, njoftoi Enti Shtetëror për Revizion.

Kryetari i Entit, Maksim Acevski, sot zhvilloi takim me shefin e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Matteo Mekaçi. Aty u diskutua edhe për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore.

Ndryshe, përderisa korniza ligjore ofron bazën për zgjedhje demokratike, asaj i mungon rregullimi i mjaftueshëm për një garë presidenciale, vlerëson raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR i publikuar më 23 shtator për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme parlamentare të Maqedonisë së Veriut të vitit 2024. Raporti i ofron 25 rekomandime Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar procesin zgjedhor dhe për të mbështetur përpjekjet për ta sjellë atë më tej në përputhje me angazhimet e marra nga të gjitha shtetet e OSBE-së, si dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Fushata zgjedhore fillon më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 tetor. Më 19 tetor, votimi do të zhvillohet në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit në 3,480 vendvotime. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe erë të dobët nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës vranësirat do të rriten. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23 deri në 33 gradë.

Edhe në Shkup e rethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33 gradë Celsiusë.

Continue Reading

Më të lexuarat