Lajme nga vendi
Siljanovska Davkova dhe Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.
Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, prej 3.360 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind.
I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga BDI me 116.319 vota (13,38), më pas Arben Taravari me 81.671 (13,38), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta, dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.
Kryetari i Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se jehona e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. Në votim dolën 810 971 votues.
Lajme nga vendi
Ambasada e Kosoves vlerëson reagimin e shpejtë të krerëve institucionalë për ngjarjen në Kumanovë

Ambasada e Kosovës në Shkup ka përcjellë me shumë vëmendje zhvillimet lidhur me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë. Në një reagim zyrtar, Ambasada dënon me forcë këto thirrje që, sipas tyre, janë bërë shumë të shpeshta në stadiumet e vendit dhe kanë një ndikim shumë negativ.
Në reagim vlerësohet pozitivisht qëndrimi i fuqishëm dhe i menjëhershëm i kreut institucional të Maqedonisë së Veriut, si dhe faktorit politik shqiptar në Qeveri, të cilët kanë dënuar me forcë këtë incident. Një element shumë premtues në këtë drejtim konsiderohet aktivizimi i prokurorisë për hetimin e rastit.
Ambasadori Florian Qehaja shpreh shpresën që autorët e këtyre thirrjeve të marrin dënimet ligjore përkatëse, duke krijuar kështu një precedent të rëndësishëm për ndëshkueshmërinë ndaj rasteve të ngjashme në të ardhmen.
Lajme nga vendi
Hapet konkursi për kryetar të ri të Antikorrupsionit, afati për aplikim do të zgjasë 10 ditë

Nga nesër shpallet konkursi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Nga Kuvendi njoftojnë se afati për aplikim do të zgjasë 10 ditë, ndërsa procedura do të vijojë sipas afateve të përcaktuara në nenin 12 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
Paraprakisht Kuvendi konstatoi dorëheqjen e tashme ish-kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.
Ajo dorëzoi dorëheqjen më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë ndaj saj për dy vepra penale.
Lajme nga vendi
Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë

Shtrenjtohen benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për një denar, ndërsa lirohet EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë prë amvisëri (EL-1) për njëd enar, me vendim të Komisionit rregullator për energjetikë, që duhet të hyjë në fuqi sonte në mesnatë.
Çmimi i ri për një litër EUROSUPER BS-95 do të jetë 75 denarë, 77 denarë do të kushtojë litri i EUROSUPER BS-98, ndërsa nga 69,50 denarë EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri.
Rritet edhe çmimi i Mazutit M-1 NS, për 0,533 denarë për kilogram dhe kilogrami do të kushtojë 39,945 denarë.
Me vndim të KRRE-së, bëhet rritjae çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,24 për qind n raport me vendimin e 28 korrikut 2025.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve