Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO) Nga e hëna filloristët dhe shkollarët e mesëm do të jenë në pushim pranveror për një javë

Published

on

Filloristët dhe shkollarët e mesëm do të jenë në pushim pranveror për një javë, përkatësisht nga e hëna 29 Prill deri më 6 Maj. Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme thanë se ditët e lira do të shfrytëzohen maksimalisht për përmbylljen e notave të fundvitit.

“Pushimi pranveror është shumë i mirë për gjithë nxënësit shkaku se jep një hapësirë për pushim por edhe të njëjtën kohë për t’u përgatitur përsëri për notat e gjysmëvjetorit të dytë. Po vërehet se profesorët janë duke i dhënë detyrat projektuese, mësimet edhe përgatitjet për test, tash për tu përgatitur gjatë pushimit pranveror”, deklaroi Berin Muhamed, UNSHM.

Ndërkohë, fëmijët e arsimit fillor thanë se përveç përgatitjeve mësimore do të kenë kohë edhe për aktivitete sportive dhe kulturore.

“Ky pushim pranveror do të vij shumë mirë për ne se do të kemi kohë më shumë të ushtrojmë për testet dhe notat për fundvit”, tha një nxënëse.

“Në këtë pushim pranveror do të përgatitemi edhe për notat e fundvitit dhe kemi kohë për aktivitete të tjera”, shtoi një nxënëse

Advertisement

“Në këtë pushim pranveror do të lexojmë lektyrat që akoma nuk i kemi mbaruar”, u shpreh një nxënëse.

Më 7 Maj, kur nxënësit rikthehen në shkollë do të punojnë me orar të shkurtuar për shkak të Zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ndërsa më 8 Maj shkollat nuk do të punojnë po për shkak të zgjedhjeve. Mësimi i dy ditëve jo pune për shkak të zgjedhjeve do të kompensohet në ditë pune me qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkolla dhe jo të shtuna. Nxënësit e Shkupit duhet të kompensojnë edhe mësimet e humbura më 30 nëntor, kur u organizua Samiti i OSBE-së.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat