Lajme nga vendi
Rregulla të reja në “Oscars”: Rritet numri i të nominuarve në një kategori
Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit po prezanton rregulla të reja duke filluar nga viti 2025. Tashmë dihet se në vitin 2025 ndarja e “Oscars” do të organizohet më 2 mars. Nominimet do të shpallen më 17 janar 2025.
Ndryshime në fushën e muzikës
Pandemia e Covid-it ka sjellë ndryshime të mëdha në ndarjen e çmimeve, ndaj tani Akademia po ndryshon rregullat.
Në fushën e muzikës, nga viti 2025 (deri) tre kompozitorë do të mund të marrin një statujë të artë, në krahasim me një që i jepet një ekipi të tërë muzikantësh. Kështu do të jetë me siguri kur bëhet fjalë për këngët në krijimin e të cilave shumë muzikantë kanë investuar vërtet përpjekje të barabarta. Gjithashtu, përzgjedhja më e gjerë për këngën më të mirë origjinale tani do të marrë parasysh 20 këngë, në vend të 15 si më parë.
Ndryshime në kategorinë e skenarit dhe të filmit të animuar
Për sa i përket skenarit, anëtarët e Akademisë do të kërkojnë të shohin skenarin e përfunduar, ndryshe nga praktika që ka qenë deri tani. Praktika e mëparshme nënkuptonte që një skenar mund të konkurronte edhe kur (mbarimi) ishte i papërfunduar.
Gjithashtu, filmat e animuar nuk do të ndahen më në më të mirët e huaj dhe më të mirët (në botë). Nëse filmi i animuar i nominuar plotëson të gjitha kërkesat, ai mund të konkurrojë në kategorinë kryesore, pavarësisht nëse është krijuar në një prodhim të huaj apo vendas (amerikan).
Rregulla të reja për filmin më të mirë
Që filmi të fitojë çmimin kryesor, pra atë në kategorinë e filmit më të mirë, duhet të jetë në repertorin e kinemasë sipas renditjes së mëposhtme.
Një javë shfaqje në gjashtë vende në SHBA, plus dhjetë ditë (të njëpasnjëshme ose jo të njëpasnjëshme) dalje në kinema 45 ditë pas daljes. Filmat që do të shfaqen premierë në gjysmën e dytë të vitit duhet të përfundojnë në kinema deri më 24 janar 2025.
Pas dy vitesh Akademia do të prezantojë një kategori të re, “Oscar” për kastin më të mirë në një film.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

