Lajme nga vendi
Një ari mbyti dhe hëngri gjashtë dele në fshatin Raven të Gostivarit
Dy ditë më parë, një ari ka mbytur dhe ngrënë disa dele pasi ka hyrë në vathën e deleve në afërsi të fshatit Raven të Gostivarit, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) mëngjesin e sotëm, transmeton Portalb.mk.
Siç bëjnë të ditur nga atje, rasti është raportuar mbrëmë në orën 20:45 në numrin e vetëm të emergjencës 112.
“Denoncuesi ka informuar se dy ditë më parë, më 11 qershor, e martë, një ari i ka vrarë dhe hëngër gjashtë dele të tij. Fusha ku ka mbajtur tufën ka qenë në periferi të fshatit Raven”, thuhet në informacionin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.
Pas raportimit të rastit në terren ka dalë një ekip nga Stacioni Policor i Gostivarit dhe pas konstatimit të situatës pritet që ministritë kompetente, institucionet, ndërmarrjet publike dhe Komuna e Gostivarit të ndërmarrin hapat e radhës.
Ndryshe, rastet me paraqitjen gjithnjë e më të shpeshtë të arinjve në zonat e banuara, sidomos në pjesën veriperëndimore të vendit, filluan të marrin përmasa shqetësuese.
Gjuetia e arinjve është e ndaluar në Maqedoni. Por kjo specie është shumuar shumë, sidomos në parqet kombëtare “Mavrovë” dhe “Malin Sharr”.
Më alarmante ka qenë në fshatin Reka të Zhirovnicës, sidomos gjatë verës dhe vjeshtës së vitit të kaluar, kur arinjtë sulmuan kafshët shtëpiake dhe kishte raste kur tentonin të hynin nëpër shtëpi.
Këtë vit është raportuar një rast ku një ari ka sulmuar një bari në malin Mukos, afër lokalitetit “Seça”, në atarin e fshatit Omoran të Komunës së Çashkës, duke i shkaktuar lëndime në trup.
I plagosur ka mbetur edhe një turist nga Danimarka, i cili është sulmuar nga një ari, i cili ndodhej me të vegjlit e tij, teksa po bënte ski me një grup prej dhjetë anëtarësh në shtigje të pashënuara në afërsi të vendit Jelak mbi Kodrën e Diellit.
Këto kafshë mund të shiheshin shpesh në rrugët e pjesës veriperëndimore të shtetit dhe kishte raste kur disa u goditën duke kaluar rrugën me të vegjëlit e tyre.
Qeveria miratoi masa, duke përfshirë pastrimin e deponive të egra në mënyrë që ata të mos tërheqin arinjtë që të ushqehen me to, si dhe rrethimin e deponive të ligjshme. Në seancën e qeverisë u ngarkuan edhe ministritë kompetente që të hartojnë planin për zgjidhjen e problemit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

