Connect with us

Lajme nga vendi

Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin privat të Merkos në Strugë,i cili fitoi lejen nga ministri Shaqiri

Published

on

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës pas të cilit qëndron kryetari i komunës së Strugës tani do të ketë edhe fakultetin e shkencave mjekësore.

Vendimin e tillë e ka miratuar ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Jeton Shaqiri, i cili është nga Struga dhe bashkëpartiak i Merkos në BDI.

Studentët e ardhshëm do të mund të studiojnë shkencat mjekësore në këtë institucion privat të arsimit të lartë, i cili po ashtu ka disa degë të tjerë siç janë, fakulteti për shkencat ekonomike, fakultetin e juridikut, informatikës dhe shkencave politike.

Ministria e arsimit dhe shkencës ka konfirmuar se janë plotësuar kushtet të fillimin e studimeve të mjekësisë në UNS. Mendim pozitiv kanë dhënë edhe Agjencia për kualitet të arsimit të lartë dhe Bordi i akreditimit.

Në Maqedoni ekzistojnë disa fakultete të mjekësisë, duke përfshirë Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Shtip dhe Tetovë. Këto fakultete ofrojnë arsim në fusha të tilla si mjekësia e përgjithshme, infermierët/teknikët profesionistë, teknologët radiologjikë, terapia e të folurit dhe gjuhës dhe terapistë fizike. Vitin e kaluar, institucioni privat i arsimit të lartë International University “Vision” në Gostivar mori leje për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.

Advertisement

Vitin e kaluar më 20 qershor, Departamenti i Shtetit e caktoi kryetarin e Strugës Ramiz Merko si të papranueshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Departamenti i Shtetit tha më pas se si kryetar i komunës së Strugës, ai ka keqpërdorur fondet komunale dhe ka ndërhyrë në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut maqedonas në institucionet dhe zyrtarët demokratikë. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij  dhe tre fëmijët e rritur, u futën në listën e zezë të SHBA-ve./sdk.mk/

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat