Lajme nga vendi
RMV, vitin e kaluar vdiqën 20.187 persona, shumica e vdekjeve ndodhën në janar
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i personave të vdekur në vitin 2023 është zvogëluar për 10.1 %, dhe krahasuar me vitin paraprak është 20.187 persona të vdekur. Nga numri i përgjithshëm të personave të vdekur, numri më i madh i tyre janë të gjinisë mashkullore, edhe atë 10 640 ose 52.7 %, transmeton Portalb.mk.
“Numri i foshnjave të vdekura është 30, ndërsa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.1 % në 100 persona të vdekur. Sipas muajit se kur ka ndodh vdekja, numër më të madh të rasteve janë regjistruar në muajin janar (1976)”, njofton Enti i Statistikave.
Mosha mesatare te personat e vdekur meshkuj është 72.1 vjeç, respektivisht 76.5 vjeç te personat e gjinisë femërore, ose për 4.4 vjeç më shumë se femrat.
“Pjesëmarrja më e madhe e personave që kanë vdekur nga sëmundjet e sistemi cirkular, sipas MKB-10 shifra (100-199) edhe atë në 43.8 % të rasteve nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, pastaj rastet ku shkak i vdekjeve paraqiten neoplazmat (shifra C00- D48) me 18.6 %, sëmundjet nutritive dhe të metabolizmit (shifra E00-E90), me 7.2 %, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (shifra J00-J99) janë të përfaqësuara me 4.7 % dhe pjesa tjetër vijon, por me përfaqësim më të ulët”, njoftojnë nga Enti i Statistikave.
Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 3632 lindje dhe 5199 vdekje, duke regjistruar shtim negative të popullsisë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

