Lajme nga vendi
Shtrenjtohet buka, kërkohet ndërhyrje nga qeveria
Qytetarët habiten thuajse çdo ditë me çmimet e reja në tregje. Që nga e mërkura, qytetarët blejnë bukën e bardhë me rreth 10% më të shtrenjtë. Por edhe çmimet e produkteve tjera po rriten çdo ditë. Muajt e fundit po përballemi me një rritje të ndjeshme të çmimeve të prodhimeve elementare të jetës, veçanërisht të ushqimeve.Nga Oda e Agro-biznesit i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë dhe të ndihmojë në zbutjen e kësaj goditjeje ekonomike. Kreu i kësaj Ode, Goran Georgievski tha se duhet të subvencionohen çmimet e grurit deri te vendosja e masave për kontrollin e çmimeve të nevojave bazë. Ai tha se këto çmime do të vazhdojnë deri në korrjet e grurit në vendin tonë dhe duke parë rendimentin e prodhimit vendor do të vendose më tej.“Vendosja e embargos nga BE-ja ndaj blerjes së drithërave të Rusisë dhe Bjellorusisë, u reflektua në rritjen e çmimeve në bursën botërore të grurit dhe si pasojë ne që marrim nga vendet ndërmjetëse na është rritur kostoja e furnizimit me drithë. Rritja e çmimit të bukës për 10% në shitjen me pakicë, do të thotë se është rritur për 3 denarë, përkatësisht nga 33 tani një bukë është bërë 36 denarë”, njoftojnë nga Oda e Agro-Biznesit.Çmimet e ushqimeve u rritën për të tretin muaj radhazi, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara. Në raportin e saj thuhet se çmimet e drithërave në maj u rritën me 6.3% në krahasim me prillin. Ky ishte rezultat i një rritjeje të çmimeve të eksportit të grurit, duke reflektuar shqetësimet në rritje për kushtet e pafavorshme të të korrave që reduktojnë rendimentet për të korrat e vitit 2024 në zonat kryesore prodhuese, duke përfshirë pjesë të Amerikës së Veriut, Evropës dhe rajonit të Detit të Zi, përfshirë Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

