Connect with us

Lajme nga vendi

REKTORI I UT-SË MORI PJESË NË KONFERENCËN SHKENCORE “ZHVILLIMI I KONSTITUCIONALIZMIT SHQIPTAR 1912-2024”

Published

on

 Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, sot mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë “Zhvillimi i Konstitucionalizmit Shqiptar 1912 – 2024”, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Konferenca Shkencore u mbajt në ambientet e Akademisë së Kosovës.

Zejneli prezantoi studimin e tij “Vlerat themelore të rregullimit kushtetues në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Ai theksoi se bazuar në përcaktimin e trajtës së qeverisjes, strukturës, emërtimit të institucioneve themelore kushtetuese dhe praktikës së funksionimit të tyre, hasim dallime dhe ngjashmëri në kuadër të organizimit, funksionimit të sistemit juridik – kushtetues në shtete me trajtë të njëjtë ose të ndryshme të qeverisjes. Republika e Maqedonisë së Veriut ka një periudhë të gjatë të tranzicionit kushtetues, nisur nga momenti kur ka qenë pjesë e federatës jugosllave dhe pas shpalljes së pavarësisë si shtet i pavarur. Fakti i të qenit shtet multietnik, e bën të veçantë zhvillimin juridiko – historik, në etapa të ndryshme, gjithmonë duke respektuar përcaktimet për të drejtat e komuniteteve. Krahas vlerave themelore veçohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të qytetarëve, të cilët u takojnë të gjitha bashkësive, në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet dhe çështja e vendimmarrjes sipas parimit të njohur të badinterit.

Në këtë veprimtari shkencore morën pjesë personalitete të shquara nga sfera akademike si, Prof. Dr. Arsim Bajrami, Prof. Dr. Gjyljeta Mushkolaj, Iljaz Ramajli, Muharrem Shabani, Prof. Dr. Ismet Saliu, Prof. Dr. Aurela Anastasi, Prof. Dr. Ksenofon Krisa dhe shumë studiues të tjerë. U trajtuan edhe tema mjaft kyçe prej fillesës së gjurmëve të konstitucionalizmit në trojet iliro -shqiptare, pikënisjet e konstitucionalizmit modern shqiptar e deri te sfidat, perspektivat dhe harmonizimi i standardeve konstitucionale konform procesit të integrimit evropian.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat