Lajme nga vendi
RMV, Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën e Antikorrupsionit për drejtuesit e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokuror
Këshilli Gjyqësor a hedhur poshtë nismën e Antikorrupsionit për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve të Akademisë për Gjyqtar dhe prokuror publik. Si arsye për rrëzimin e nismës është përmendur se nuk është paraqitur në kohë, pra në afat prej 15 ditësh. Nga KShPK thonë se ky afat nuk është i detyrueshëm, pasi nuk ka asnjë dispozitë që parasheh pasoja të mosveprimit pas këtij afati, transmeton Portalb.mk.
“Me rastin e vendimit të Këshillit Gjyqësor për hedhjen poshtë për shkak se nuk është inicuar në kohë, të nismës së KShPK-së për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë (AGjPP), KShPK njofton opinionin për në vijim:
Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë nga KSHPK është iniciuar brenda afateve ligjore, si dhe në kuadër të kompetencave të përcaktuara me ligj të Komisionit. Konkretisht, Iniciativa për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë është dorëzuar në afat prej 15 ditësh nga pranimi i vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me rastin konkret dhe në pajtim me Ligjin për Parandalimi i Korrupsionit. Përkundër kësaj duam të theksojmë se afati 15 ditor nuk është afat i detyrueshëm, është afat udhëzues, përkatësisht me mungesën e tij nuk humbet e drejta për të ndërmarrë një veprim të caktuar, sepse nuk ka asnjë dispozitë në Ligj që parasheh pasojat e mosveprimit pas atij afati”, thuhet në njoftimin e KShPK-së.
Nga KShPK shtojnë se për këtë vendim janë njoftuar vetëm përmes mediave, ndërsa pas pranimit zyrtar të vendimit do të përdoren të gjitha mjetet ligjore për ta kundërshtuar atë.
“Në mënyrë të veçantë duam të theksojmë se imperativi më i madh në veprimin e Këshillit Gjyqësor duhet të jetë sanksionimi i personave të kallëzuar, duke qenë se të denoncuarit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, i cili është përcaktuar me vendim të KShPK-së dhe i vërtetuar nga Gjykata e Lartë Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut, brenda afateve ligjore”, thuhet në reagimin e KShPK-së.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e nisi iniciativën me 23 maj, për të gjitha organet kompetente për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtorit, kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë për shkak të shkeljes së Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, si dhe Kodit Zgjedhor.
“Kujtojmë se KSHPK gjatë zgjedhjeve hapi një rast për punësimin në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, gjë që konstatuan se ishte në kundërshtim me ligjin dhe këtë e vërtetuan praktikisht Gjykata Administrative dhe ajo e Lartë Administrative, të cilat e refuzuan ankesën e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë”, thuhej në njoftimin e KSHPK.
Kujtojmë se në prill të këtij viti Gjykata Administrative pranoi një padi nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik “Pavell Shatev” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, me të cilin KShPK konfirmon se Akademia i ka shkelur ligjet me atë që nuk e ka ndërprerë procesin e selektimit të kandidatëve.
Gjykata e shfuqizoi vendimin e KSHPK-së dhe ia ktheu lëndën organit të paditur për rivendim.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

