Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari kujton ngjarjet e përgjakshme të Gostivarit

Published

on

Arben Taravari, i cili për disa vite ka drejtuar komunën e Gostivar, sot ka përkujtuar ngjarjet e përgjakshme që ndodhën në këtë qytet, në vitin 1997, shkruan gazeta LAJM.

Para 27 viteve, qytetarët shqiptarë të Gostivarit u mblodhën përpara godinës komunale për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit shqiptar, sfidë kjo e cila u shoqërua me ushtrimin e dhunës, forcës dhe shtypjes të shtetit të Maqedonisë ndaj popullatës shqiptare.

Më poshtë mund ta lexoni shkimin e plotë të Taravarit.

Sot është 9 Korrik.

Gjithnjë në këtë datë do të kujtoj ngjarjet e 1997-ës, që shënuan kthesën më të madhe në pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Tre heronjtë e Flamurit Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti janë kujtesë e vlerave dhe krenarisë kombëtare!

Advertisement

Viti 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Krerët e Komunës së asaj kohe u dënuan ashpërsisht, si kryetari i Këshillit Komunal Refik Dauti me 7 vjet, por figura më emblematike, simboli i gjallë i Sovranitetit të Flamurit Shqiptar është padyshim profesor Rufi Osmani. Ai në atë kohë ishte Kryetar dhe u dënua me 13.8 vjet burg nga Gjykata sepse valviti flamurin tonë.

Mendoj se profesor Rufi Osmani është një nga figurat e rralla që meriton titullin hero në të gjallë të tij!

Sa herë shikoj flamurin tonë tek valvitet kujtoj këta njerëz, dhe ndjehem i privilegjuar që jam bashkëqytetar i tyre!

Qofshin gjithnjë të kujtuar dhe të nderuar!

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat