Connect with us

Lajme nga vendi

Rriten çmimet e banesave në tremujorin e dytë të vitit

Published

on

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e dytë të vitit janë rritur për 11,5 për qind në nivel vjetor, ndërsa rritje prej 8,2 për qind vërehet në krahasim me tremujorin e kaluar, tregon Indeksi i çmimeve të apartamenteve të Bankës Popullore

Në tremujorin e parë të vitit, çmimet u rritën për 4,7 për qind në nivel vjetor dhe u shënua rënie prej 0,8 për qind e që ishte rënia e parë minimale gjatë tremujorit në një periudhë të gjatë që nga rënia e fundit prej një për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tremujorin e fundit të vitit 2023, çmimet e banesave u rritën për një për qind në krahasim me tremujorin e tretë dhe me 6,9 ​​për qind në nivel vjetor. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave u rritën për 18.9 për qind në nivel vjetor, pra me 1.4 për qind në bazë tremujore. Në tremujorin e dytë u shënua rritje prej 13 për qind në nivel vjetor dhe 1.6 për qind në nivel tremujor, ndërsa në tremujorin e tretë për 11 për qind në nivel vjetor dhe 2.9 për qind në nivel mujor. Në tremujorin e katërt, rritja ka qenë 6.9 për qind në bazë vjetore dhe një për qind në bazë tremujore.

Indeksi i çmimeve të banesave është bërë në bazë të të dhënave që kanë të bëjnë me banesat e shpallura për shitje në territorin e qytetit të Shkupit.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat