Connect with us

Lajme nga vendi

Nikolloski: Me kredinë prej 500 milionë euro do të mbështesim ekonominë dhe do t’i zhvillojmë komunat

Published

on

Këto janë një nga kushtet më të mira që mund të sigurohen dhe le të mendojnë qytetarët nëse dikush mund të marrë kushte të tilla nga ndonjë bankë, theksoi Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, duke folur për 500 milionë eurot që Maqedonia do të marrë si hua nga Hungaria.

Në emisionin në televizionin Alfa, ai sqaroi se për kredinë në shumën prej 500 milionë euro kemi një periudhë grejs tre vjeçare, ndërsa afati total i shlyerjes është 15 vjet dhe kamata është vetëm 3.25 për qind, që sipas tij është historikisht norma më e ulët e interesit.

Ministri Nikolloski shtoi se është edhe më e rëndësishme, ndërsa e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski që me Hungarinë të vendoset një bashkëpunim strategjik ekonomik që do të thotë se Maqedonia do të ketë mundësi në vitet në vijim përmes këtij bashkëpunimi të shfrytëzojë mjete të tjera.

“Pse na duhen këto fonde? Këto fonde janë kryesisht për të mbështetur ekonominë. Në të njëjtat kushte me të cilat i marrim këto fonde, do t’i vendosim në ekonomi. Kjo është për 250 milionë eurot e para, ndërsa 250 milionë euro të tjera do t’i përdorim për komunat për zhvillimin e komunave. Është arritur një marrëveshje e shkëlqyer dhe Hungaria tregoi se është një nga miqtë më të mirë të Maqedonisë. Viktor Orban tregon një vizion të mrekullueshëm për Maqedoninë. Interesi i vetëm i Hungarisë është një Maqedoni e qëndrueshme, një Maqedoni e zhvilluar. Interesi i tyre është që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së”, theksoi Nikollovski.

Nikolloski iu referua edhe akuzave nga partia politike LSDM për mjetet e huazuara.

Advertisement

“Vetëm në kuptimin e LSDM-së është mirë që Maqedonia të marrë më shumë borxhe. Prandaj e kanë futur në borxh Maqedoninë aq sa e kanë bërë. Vetëm në kuptimin e LSDM-së është më mirë të kemi një kamatë më të lartë se sa më të ulët. Dhe vetëm në kuptimin e tyre për një periudhë më të shkurtër se më të gjatë kthimi, prandaj LSDM i humbi zgjedhjet dhe përjetoi fiasko”, theksoi ndër tjerash Nikollovski.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat