Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, dy të tretat e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme u regjistruan në shkollat ​​profesionale

Published

on

Arsimi i mesëm profesional është më tërheqës për regjistrimin e nxënësve të ardhshëm, krahasuar me gjimnazet, në Maqedoninë e Veriut. Gjatë periudhës së parë të regjistrimit për vitin shkollor 2024-2025, raporti i nxënësve të regjistruar është rreth dy të tretat kundrejt një të tretës, përkatësisht 73.8% e nxënësve janë regjistruar në shkolla profesionale, ndërsa vetëm 26.2% janë regjistruar në shkolla të mesme të përgjithshme në vend. 

Në dy regjistrimet e fundit janë regjistruar gjithsej 15.481 nxënës, prej të cilëve 11.428 në arsimin profesional dhe 4.652 në gjimnaze, thanë për MIA-n, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga analiza e të dhënave të Qendrës për Arsimin dhe Trajnimin Profesional tregojnë se para disa vitesh arsimi profesional ishte më tërheqës për studentët, duke ofruar trajnime teorike dhe praktike, i  cili kërkohet nga sektori i biznesit vendas, por edhe nga tregu evropian për punë. Drejtori i Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional, Sherif Miftari vitin e kaluar më 31 maj, në një deklaratë për mediat në Shtip, tha se 69% e nxënësve në vitin e parë për vitin shkollor 2023-2024 janë regjistruar në shkollat profesionale.

Megjithatë, shumica nxënësve të regjistruar në shkollat profesionale tashmë kanë plane që, pas marrjes së diplomës si teknik makinerie, teknik elektro-teknik, kamarier, kuzhinier, infermiere, teknik dentar ose farmaceutik, fizioterapist, të shkojnë jashtë vendit.

Kristina P., nëna e një nxënësi, tregoi se djalin e saj Nikollën, e kishte regjistruar në afatin e parë të regjistrimit në një nga shkollat profesionale në Shtip, për MIA thotë se djali i saj zgjodhi arsimin profesional, sepse pas katër vitesh mund të punësohet menjëherë në vend, por edhe jashtë vendit. Bashkëshorti i saj dhe fëmija i madh tashmë punojnë në Kroaci, dhe jetojnë  rreth tre vitesh atje.

Advertisement

“Unë jam rrobaqepëse, punoj në makineri, pas përfundimit të shkollës së mesme të Nikollës planifikojmë që të dy të shkojmë në Kroaci, ku pa problem do të gjejë punë në profesionin e tij. Por, për sa kohë të jemi mirë dhe të shëndetshëm, për momentin kemi plane të tilla. Nëse diçka ndryshon në katër vitet e ardhshme, Nikolla do të ketë një diplomë me të cilën do të gjejë më lehtë punë edhe këtu”, tha Kristina.

Drejtoreshat e shkollave të mesme profesionale në Shtip, Jovanka Shaleva dhe Marija Nikoliq, thonë se sipas numrit të nxënësve të regjistruar, këtë vit do t’i formojnë të gjitha paralelet. Shaleva, e cila është drejtoreshë e qendrës regjionale shkollore elektro-mekanike “Kolë Nekhtenin”, e cila është edhe shkolla më e madhe profesionale në rajonin e Bregallnicës, tha për MIA-n se këtë vit në konkursin për 254 vende të lira kanë aplikuar dhe janë regjistruar 230 nxënës. Kjo shkollë tashmë ka edhe bashkëpunim me sektorin e biznesit, ku zhvillohet mësimi praktik.

Kujtojmë se në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 524 nxënës në shkollat e mesme, ashtu që 5 357 nxënës janë regjistruar në paralelet ku mësimi do të ndiqet në gjuhën shqipe.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat