Lajme nga vendi
RMV, një person qëllon me pistoletë dhe fotografohet në Facebook, policia e arreston menjeherë
Një banor 22-vjeçar nga Karbinci është arrestuar pasi ishte raportuar se ishte fotografuar me një pistoletë në duar dhe më pas e kishte publikuar fotografinë në një rrjet social, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). “Dje në Shtip, oficerët e policisë në koordinim me departamentin e policisë kriminale e privuan nga liria G.P. (22) nga fshati Kozjak, komuna e Karbincit, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në një rrjet social ishin publikuar fotografi në të cilat një person, në një zonë urbane, mbante një pistoletë në duar”, informoi MPB.
Personi është gjetur dhe arrestuar, dhe pas inspektimit janë gjetur dhe gëzhoja në vendin ku ishte fotografuar. “Në lidhje me ngjarjen, nga M.T. (27) nga Shtipi është konfiskuar një pistoletë ‘Zoraki’, e cila me urdhër të prokurorit publik është dërguar për ekzaminim. G.P. është mbajtur në stacionin e policisë dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shtip, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për ‘shkaktimin e një rreziku të përgjithshëm’”, thanë nga MPB.
Lajme nga vendi
FORUMI RINOR I BDI-së: TË DORËHIQET MINISTRI SHASIVARI!
Forumi Rinor i BDI-së, para Ministrisë së Drejtësisë, kanë shprehur revoltën ndaj deklaratës së djeshme të Ministrit të Drejtësisë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, një deklaratë e tillë, nga një ministër që duhet të jetë garant i sundimit të ligjit dhe i respektimit të drejtësisë, është e papranueshme dhe shqetësuese. Forumi Rinor i BDI-së, kërkon që Ministri Jeton Shasivari ta tërheq këtë deklaratë dhe të dorëhiqet.
YLLI PAÇUKU – BDI – E para, kërkojmë nga Ministri i Drejtësisë që menjëherë ta tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkojë publikisht falje për qëndrimin e shprehur.
E dyta, kërkojmë nga krerët e VLEN-it, të cilët e kanë sjellë këtë ministër në këtë detyrë, një distancim të qartë, publik dhe pa ekuivok nga deklarata e tij. Heshtja përballë një deklarate të tillë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si pajtim me të.
E treta, duke pasur parasysh peshën e funksionit që ushtron dhe papërgjegjshmërinë e treguar në deklarimin e tij, kërkojmë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë.
Drejtësia nuk mund të jetë selektive.
Institucionet nuk mund të përdoren për të fyer historinë dhe sakrificën e një populli.
Dhe ministri që drejton sektorin e drejtësisë duhet të jetë i pari që respekton standardet e drejtësisë.
Ne nuk do të heshtim përballë deklaratave që cenojnë dinjitetin e shqiptarëve dhe përpiqen të relativizojnë të vërtetat historike.
Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë distancim. Kërkojmë tërheqjen e deklaratës. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit.
I bëjm thirje komunitetit akademik që të distancohen nga Jeton Shasizvari dhe qendrimet e tij
Ky është mesazhi ynë sot, qartë dhe pa ekuivok, nga para Ministrisë së Drejtësisë.
Lajme nga vendi
Daut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes

Lajme nga vendi
ZGJEDHJET NË BËRVENICË: GJASHTË KANDIDATË SYNOJNË KREUN E KOMUNËS!
Skadoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Gjithsej janë dorëzuar gjashtë kandidatura – katër nga koalicionet dhe dy nga grupe zgjedhësish.
Për postin e kryetarit do të garojnë Jovica Radeski, kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Jakup Useini nga VLEN-i, Stojanço Radicheski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), si dhe kandidatët e pavarur Arife Idrizi dhe Dushan Bogdanovski.
Listat e dorëzuara të kandidatëve mund të refuzohen për shkak të dorëzimit me vonesë, në përputhje me afatet e përcaktuara për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, ose nëse Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konstaton parregullsi apo mangësi që parashtruesi i listës nuk i ka korrigjuar brenda afatit prej 48 orësh.
Listat e konfirmuara të kandidatëve për kryetar të Komunës së Brvenicës do t’i dorëzohen KSHZ-së, e cila do të përcaktojë renditjen në listën e kandidatëve dhe listën e vetme të kandidatëve.
Hedhja e shortit për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve do të zhvillohet nga KSHZ-ja më së voni deri më 23 shtator 2026.
Zgjedhjet e parakohshme lokale në Brvenicë janë caktuar për 18 tetor 2026. Ato mbahen pas vdekjes së kryetarit të Komunës së Brvenicës, Јоvica Ilievski, i cili ndërroi jetë më 23 qershor, në moshën 58-vjeçare.
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

