Connect with us

Lajme nga bota

Lojrat Olimpike “Paris 2024”, detaje nga ceremonia madhështore mbi lumin e Senës

Published

on

Për herë të parë në histori, ceremonia e hapjes së një olimpiade do të bëhet nëpër qytet dhe jo në një stadium.

Gjashtë kilometra ndajnë Pont d’Austerlitz (Pont D’Austerlitz) dhe Pont d’léna, dhe përgjatë kësaj rruge përgjatë lumit parizien, do të nisen 162 anije, duke marrë me vete më shumë se 10,000 sportistët nga 206 delegacionet që do të marrin pjesë.

Siguria është një nga çështjet shqetësuese dhe për ta arritur këtë, përgjatë lumin Sen do të vendosen rreth 45,000 agjentë. Kulla Eifel gjithmonë imponuese, ku këtë radhë tërheqin vëmendjen unazat olimpike, që debutojnë në emblemën e qytetit.

Njëqind vjet më vonë Lojërat Olimpike kthehen në Qytetin e Dritës, e kur kanë mbetur edhe pak ditë të mbetura, shtohet ankthi, kur në 26 korrik me ceremoninë historike të hapjes do të ndizet edhe flaka olimpike.

Nëse siguria e lejon këtë falë një dislokimi të jashtëzakonshëm agjentësh dhe nuk do të lindë nevoja të aktivizohet plani B ose C (në Trocadero ose Stade de France), “Paris 2024” do të mbahet mend për organizimin e ceremonisë hapëse të parë zhvilluar jashtë stadiumit olimpik. Udhëtimi prej 6 km që sportistët do të bëjnë me varkë ditën e parë do të jetë monumental.

Advertisement

Gjithçka do të nisë në orën 19:30, nga Ura e Austerlitz-it që shkon drejt perëndimit. Dhe prej andej, me vizion të drejtpërdrejtë, do të shfaqet një park unik olimpik.

Të gjithë do të mahniten nga Katedralja Notre Dame, ende në restaurim, Muzeu i Luvrit dhe Muzeu Orsay, me orën e tij të pagabueshme.

Place de la Concorde dhe obelisku i tij, i cili do të presë sportet urbane (BMX, breaking, basketboll 3X3 dhe skateboarding), do të japin gjithashtu mirëseardhjen e tyre të veçantë më pas.

Më pas do të jetë radha e Esplanades dhe Pallatit të Invalidëve ku do të bëhet, gjuajtja me hark dhe kupola elegante prej xhami e Grand Palais, ku do të zhvillohen skerma dhe taekwondo.

Varkat që do të transportojnë 10,500 atletë nga 206 delegacionet, do të kalojnë dy ishujt qendrorë (Saint Louis dhe La Cité) dhe do të kalojnë mbi dhjetë ura, duke përfshirë Urën e njohur Alma ose kushtuar Aleksandrit III, spektakolare me detajet e saj të arta.

Advertisement

E fundit do të jetë Ura Jena, pranë Kullës Eifel dhe kopshteve Trocadero dhe Champ de Mars, ku do të luhet Beachvolley.

Dhe kjo me siguri do të jetë kartolina ikonë që do të mbetet përgjithmonë nga këto Lojëra.

“Kjo ceremoni, me botën ku po jetojmë, është një dhimbje koke për sigurinë, por do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për komunitetin”- thotë Yannis Exarchos, drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transmetimit Olimpik.

“Ne do të kemi njëqind kamera përgjatë lumit, dyqind telefona celularë në varka, tetë dronë dhe tre helikopterë”.

Pas kufizimeve prej pandemisë në olimpiadën e Tokios, Parisi, me synim e integrimit total, propozon edhe një maratonë të hapur, si dhe dhënien e medaljeve për sportistët në Parkun e Kampionëve.

Advertisement

Lajme nga bota

Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve

Published

on

Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një tjetër shkëmbim të madh të të burgosurve, ndërsa zyrtarët e të dyja palëve po punojnë për finalizimin e listave të personave që mund të lirohen, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, transmeton Anadolu.

Yana Lantratova, Komisionerja e Rusisë për të Drejtat e Njeriut, tha se përgatitjet për shkëmbimin janë duke vazhduar.

“Po përgatitemi për një shkëmbim tjetër mjaft të madh; listat po finalizohen”, tha Lantratova për Tass.

Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve u zhvillua më 19 gusht, kur Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 103 ushtarakë, pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shkëmbimet e të burgosurve kanë mbetur një nga fushat e pakta të bashkëpunimit praktik mes Moskës dhe Kievit gjatë konfliktit të armatosur që filloi në vitin 2022.

Continue Reading

Lajme nga bota

Tragjëdi në Pakistan: Zjarr në maternitet, humbin jetën 14 foshnje të posalindura

Published

on

Të paktën 14 të porsalindur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në repartin e maternitetit të një spitali në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe të lënduarit janë dërguar në repartin e kujdesit intensiv.

Një i porsalindur është shpëtuar, ka konfirmuar për BBC-në një zëdhënës i spitalit.

Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të repartit të nënës dhe fëmijës në spitalin PIMS, një nga spitalet kryesore shtetërore të qytetit.

Kryeministri Shehbaz Sharif ka shprehur “pikëllim të thellë” dhe ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm.
Është ngritur një komision për të hartuar një raport brenda 24 orëve.

Continue Reading

Lajme nga bota

Trump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi një „luftë ekonomike“ dhe izolim të Iranit në përmasa të paprecedenta, në kushtet e ngecjes së negociatave me Teheranin. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se edhe vendet që do t’i ofrojnë mbështetje ekonomike Iranit do të përballen me pasoja të rënda ekonomike.

“Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit mundësi më të madhe se unë për të arritur një marrëveshje”, shkroi Trump në platformën e tij „Truth Social“, duke shtuar se Teherani “nuk e shfrytëzoi atë”.

“Prandaj, sot po shpall OPERACIONIN EKONOMIK MË TË ASHPËR që është ndërmarrë ndonjëherë kundër cilitdo shtet”, shkroi presidenti amerikan. Trump shtoi se bëhet fjalë për “luftë ekonomike dhe izolim në përmasa të paprecedenta”.

Ai paralajmëroi se vendet, institucionet financiare, kompanitë, aeroportet apo strukturat shtetërore të të cilave do t’i ofrojnë “çfarëdo lloj ndihme shpëtimi Iranit”, do të përballen edhe vetë me “pasoja të mëdha ekonomike”.

Njoftimi paraqet një forcim të mëtejshëm të presionit amerikan ndaj Teheranit, në kushtet e ngecjes së vazhdueshme të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.

Advertisement

Mediat iraniane sot nuk shfaqin shqetësim të madh lidhur me kërcënimet e Trumpit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për vazhdimësi të politikës amerikane të presionit ndaj Teheranit, raportoi DPA.

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” në “Telegram” vlerësoi se deklaratat e fundit të Trumpit janë pjesë e „luftës psikologjike dhe fushatës propagandistike“ së zakonshme, duke kujtuar se presidenti amerikan edhe në të kaluarën ka paralajmëruar rënien e Iranit dhe masa me përmasa historike.

Agjencia iraniane „Tasnim“ vlerësoi se mesazhi i Trumpit “nuk përbën ndonjë zhvillim të ri”, pasi SHBA-ja prej vitesh përpiqet të bllokojë lidhjet financiare dhe ekonomike me Iranin.

Megjithatë, Irani “ka mësuar se si t’i anashkalojë këto kufizime dhe është bërë shumë i aftë në këtë drejtim”, raportoi “Tasnim” në “Telegram”.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat