Lajme nga vendi
Me ribalancin 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve
Gjithsej 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve janë paraparë me ribalancimin e Buxhetit, njoftoi sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.
Në një konferencë për shtyp në Qeveri ajo informoi se të ardhurat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, që është një rritje prej 8.22 miliardë denarë. Është planifikuar edhe rritje e të ardhurave tatimore nga llogaritë personale. Shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë, që është një rritje prej 19.178 miliardë denarë.
Fillimisht BPV-ja e parashikuar, thekson, është e parealizueshme. Inflacioni parashikohet në nivel prej 3,5 për qind dhe rritja e pagës neto për 13 për qind.
Sipas ministres, me ribalancin janë siguruar 4.1 miliardë denarë për paga, nga të cilat 1.1 miliardë janë për bllok dotacione që nuk ishin planifikuar në buxhetin bazë. Në një pjesë të institucioneve, siç tha Dimitrieska Koçoska, ka pasur paga të parashikueshme vetëm deri në qershor.
“Gjatë përgatitjes së ribalancit janë bërë supozime se sa mjete mund të rishpërndahen nga zërat të cilat tregojnë realizim të dobët. Me rishpërndarjen janë siguruar 20 miliardë denarë, ndërsa janë planifikuar edhe 11 miliardë denarë shtesë për mbulimin e obligimeve dhe obligimeve të vonuara që kanë qenë të ligjshme dhe nuk kanë qenë të planifikuara. Kjo rezulton me rritje të deficitit buxhetor për 11.156 milionë denarë”, theksoi Dimitrieska Koçoska.
Nga viti 2024 deri në vitin 2028 shteti vetëm në bazë të interesave duhet të paguajë 1.800 miliardë euro.
Dimitrieska Koçoska e nisi konferencën për media me konstatim se gjendja e përgjithshme në buxhet i ka tejkaluar pritjet e Qeverisë.
“Premtova se do të jem gjithmonë e sinqertë para qytetarëve. Gjetëm një shtet që do të thotë një vend në kaos dhe borxhe, një listë dëshirash në vend të zhvillimit. Ekonomia është në vdekje klinike”, theksoi Dimitrieska Koçoska.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

