Connect with us

Lajme nga vendi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi sot takim pune me Fatih Turkmenogllu, Shef i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shkup

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi sot takim pune me Fatih Turkmenogllu, Shef i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shkup.Në takim u shkëmbyen mendime dhe u bisedua për prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me riorganizimin e fundit të ministrive, për bashkëpunimin që kjo Ministri e ka pasur deri tani me BERZH-in, si dhe për projektet e ardhshme.Ministri Durmishi theksoi se fokusi i punës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tani e tutje do të jetë përmirësimi i klimës së biznesit në vend, respektivisht mbështetja e kompanive vendore dhe përmirësimi i kushteve për investitorët e huaj, si dhe zhvillimi i tregut të punës, respektivisht përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në shtet.BERZH është një nga mbështetësit më të mëdhenj të shtetit tonë me investime në projekte të ndryshme në sektorë të ndryshëm dhe ka kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe social të shtetit tonë.Ministri Durmishi theksoi në takim se aktivitetet investuese dhe mbështetja nga BERZH ishin të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe ka kontribut të madh në përmirësimin e klimës afariste në vend.Ministrii shprehu bindjen se bashkëpunimi tashmë i vendosur me BERZH-in do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme përmes përgatitjes dhe realizimit të projekteve prioritare që kanë ndikim të madh pozitiv në ekonominë tonë dhe kushtet e jetesës së qytetarëve. “Si ministër i Ekonomisë dhe Punës, shpresoj që së bashku me mbështetjen tuaj do të punojmë në përmirësimin e kushteve të punës të kompanive vendore dhe të huaja në vend, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor”, tha ministri Durmishi në takim.Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit Сектор за координација на активностите на министерот
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se BERZH është partner i rëndësishëm strategjik dhe aktivitetet investuese nga partnerë të ndryshëm janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e tanishëm dhe të ardhshëm të sektorit shtetëror dhe atij privat.Me respekt,Njësia e marrëdhënieve me publikun.TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat