Connect with us

Lajme nga vendi

(VIDEO)Vazhdimi i bulevardit V.S Bato në Tetovë do të realizohet në dy faza

Published

on

Vazhdimi i bulevardit V.S Bato në Tetovë do të realizohet në dy faza. Faza e parë është deri në lagjen Drenovec, respektivisht deri tek ish fabrika e Tullave, ndërsa faza e dytë duhet të realizohet deri në fshatin Poroj. Aktualisht është duke u punuar në fazën e parë, ku janë duke u vendosur kanalizimi atmosferik dhe fekal, rrjeti I ujësjellësit, ndërsa më pas do të vazhdohet edhe me asfaltimin dhe me ndriçimin publik. Nga komuna e Tetovës thonë se për fazën e parë janë siguruar mjetet ndërsa për fazën e dytë do të kërkohet ndihmë nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Krahas punëve në teren në vijim e sipër është edhe procesi I shpronësimit të pronave private. “Për sa I përket këtij bulevardi, aktualisht është duke u bërë kanalizimi atmosferik, njëkohësisht ka filluar edhe shpronësimi I pronave, ku janë 38 lëndë për shpronësim.Pasi të përfundohet faza e parë që përfshinë kanalizimet, asfaltimin dhe ndriçimin publik ku vlera totale e fazës së parë kushton reth një milion euro, më pas do të vazhdohet edhe me fazën e dytë por, pasi që është një projekt që kushton më shumë do të duhet të kërkohet mjete nga qeveria për të përmbyllur këtë buevard”, deklaroi Besarta Ramadani, zëdhënse e komunës së Tetovës. Ndryshe, Bulevardi “Vidoe Smilevski – Bato” apo vazhdimi i bulevardit industrial nga qendra sportive e deri tek rruga për te kazerma, është përuruar në vitin 2021,ndërsa ka kushtuar gjithsej 1 milion euro kurse mjetet janë siguruar përmes bankës botërore. Ky bulevard është një ndër arteriet kryesore të komunikacionit për trafikun e stërngarkuar në rrugët e qytetit të Tetovës dhe kishte për qëllim që të evitojë kaosin në pjesët kryesore, sidomos për automjetete që vijnë nga Shkupi dhe Gostivari dhe desticnacion nuk e kanë Tetovën, por rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë dhe anasjelltas.Paralelisht në Tetovë zhvillohen edhe dy projekte, njëri prej te kazerma e Tetovës e deri tek dalja në rrugën Tetovë-Jazhincë dhe qarkorja e Tetovës nga autostrada Tetovë-Shkup e deri në fshatin Neprshten. Të gjitha këto tre segmente rrugore nëse përfundojnë brenda disa viteve, do të jetë shpëtim për Tetovën sidomos për automjetetet e rënda të cilët nuk do të duhet që të hyjnë brenda në qytet por do të shfrytëzojnë njërën prej këtyre tre rrugëve.Qarkorja e Tetovës filloi këtë vit, pak para zgjedhjeve dhe sipas paralajmërimeve do të duhet të përfundojë vitin e ardhshëm. TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat