Lajme nga vendi
Armata angazhon forca shtesë për shuarjen e zjarreve

Në bazë të nevojës së tmerrshme dhe kërkesave për vëllim më të madh të angazhimit në shuarjen e zjarreve, preisdentja e htetit dhe komandantja supreme e Forcave të armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova solli vendim për angazhim të plus 200 pjesëtarëve të Armatës në përpjekjet për shuarje të zjarreve, kumtoi Shtatmadhoria e Armatës
“Nga ana e Shtatmadhorisë është dhënë urdhër për vënien në gjendje gatishmërie dhe angazhim të plus 200 pjesëtarëve të armatës nga përbërja e Komandës për operacione dhe Komandës për trajnim të doktrinave, me çka numri i përjgithhsëm i pjesëtarëve të angazhuar të armatës është 300. Së bashku me 100 pjesëtarët e tnaishëm, të cilët janë angazhuar prej fillimit të shpalljes së gjendjes së ktizës, forcat shtesë do të kryejnë aktivitete në lokacione ku do të ketë nevojë dhe të cilat do t’u ndahen nga ana e Qendrës për menaxhim me kriza, e cila është kompetente për koordinim të të gjitha institucioneve të përfshira”, ceket në kumtesë.
Forcat e angazhuara dhe resusrset punojnë në mënyrë të koordinuar së bashku me subjektet e tjera të involvuara, që po tregohet si thelbësore në luftën për vënien nën kontroll të zjarreve.
“Në periudhën e deeitanishme Armata vepron me 100 pjesëtarë dhe dy helikopterë të armatëss MI-8/17, të cilët angazhihen në lokacione sipas udhëzimeve të Qendrës për menaxhim me kriza dhe me mbi 150 tonë ujë të hedhur dhe angazhim aktiv në terren e japin kontributin e tyre në lokalizimin e zjarreve. Njëherit pjesëtarët e VING-ut ajror koordinojnë me fluturimet e helikoipterëve nga Turqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi”, informojnë nga SShtatmadhoria e Armatës.
Lajme nga vendi
Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.
ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.
Lajme nga vendi
Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.
Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.
Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.
Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Lajme nga vendi
Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve