Lajme nga vendi
Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia
Në një aksident të rëndë në autostradën mbi Predejan-Leskoc në Serbi, në hyrje të Grykës së Gërdelicës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku grua e re ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur me lëndime të rënda.
Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një familje nga Maqedonia e Veriut, e cila po kthehej në shtëpi pas pushimeve në Slloveni. Në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë 2 vjeç dhe 4 vjeç, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Leskovcit.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 18.00, ku siç raportohet nga mediat lokale me shumë gjasa drejtuesi i mjetit, 28 vjeçari me inicialet I.A. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur fort argjinaturën (parmakët) e autostradës.
“Gruaja ka qenë pasagjere, kemi transportuar dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lëndime të rënda, lëndime ka edhe shoferi, bashkëshorti i të ndjerës, por duket se janë të lehta, edhe pse nuk mund të themi asgjë të sigurt derisa të bëhen ekzaminimet”, shpjeguan nga spitali i Leskocit.(INA)
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

