Connect with us

Lajme nga vendi

Merr flakë një autobus i transportit publik në Shkup

Published

on

Para disa minutash, një autobus i transportit publik në Shkup, ka marrë flakë.
Sipas videove të siguruar nga Alsat, shihet se autobusi është mbuluar nga tymi, derisa disa persona tentojnë ta shuajnë me ujë.

video-output-6701399D-021B-4746-AC71-DD9F513A6B0E

Rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Shkup.

Nuk rapprtohet për të lënduar./Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Ndahet nga jeta afaristi Rauf Ramadani nga Tetova

Published

on

Është ndarë nga jeta aktivisti Rauf Ramadani nga Tetova. Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të Raufit.
Rauf Ramadani ka qenë aktivist politik në PDSH, një periudhë ka udhëhequr Ndërmarjen publike komunale të Tetovës.
Poashtu njihet si afarist. Ishte pronar i marketeve Erzana kurse së fundmi i kompanisë “Swiss bakery”.

Stafi i Televizionit Koha u shpreh ngushëllime  familjes Ramadani , miqve dhe shokëve të të ndjerit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lopët kalojnë “ilegalisht” kufirin: 6 lopë nga Maqedonia ndalohen në Bullgari

Published

on

Institucionet bullgare po vendosin se çfarë të bëjnë me gjashtë lopë, të cilat para pak ditësh kaluan kufirin nga Maqedonia në afërsi të fshatit Gjueshevë të Qustendilit, njofton Radioja Kombëtare Bullgare.

​Kafshët janë kapur dhe janë vendosur në një objekt të përkohshëm blegtoral të komunës, ndërsa një komision i shërbimeve të autorizuara bullgare dhe maqedonase po vendos se si do të veprohet në këtë rast.

Nuk dihet nëse këto gjashtë lopë janë pjesë e gjedheve që lëvizin lirshëm në zonën e Koritës së Kriva Pallankës, duke shkaktuar tension të madh mes banorëve dhe pronarëve, problem ky që autoritetet kompetente maqedonase ende nuk po arrijnë ta zgjidhin.

​Kafshët janë vërejtur në tokën e fshatit Gjueshevë, ndërsa kryetarja e fshatit e ka denoncuar rastin në komunë. Ato janë kapur dhe janë transportuar në një objekt të përkohshëm për blegtori.
​Komisioni rajonal për kontrollin e ushqimit, autoritetet kufitare dhe ato komunale do të marrin vendimin përfundimtar për fatin e tyre.
​Para disa vitesh, lopa Penka shkeli kufirin duke hyrë nga Serbia në afërsi të fshatit Oltomanci të Qustendilit.

Sipas rregulloreve evropiane, pas hyrjes nga një vend jashtë BE-së, ajo duhej të asgjësohej.

Advertisement

Ky rast u kthye në një problem ndërkombëtar – në fund, lopa u kursye dhe pronari i saj nga fshati Kopillovci u kujdes për të në kopenë e tij për vite me radhë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë

Published

on

Moti sot në Maqedoninë Veriut do të jetë vranësira dhe diell, ndërsa gjatë fundit të ditë pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri 21 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Continue Reading

Më të lexuarat