Lajme nga rajoni
Aksident tragjik në Turqi/ Makina bie nga ura, humb jetën familja me 4 anëtarë

Një kamera sigurie ka kapur momentin e aksidentit tragjik ku humbi jetën një familje prej katër anëtarësh në Turqi, pasi makina me të cilën udhëtonin ra nga ura.
Viktimat janë 37-vjeçari Veysel Aydogmus, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Emine dhe dy fëmijët e tyre Batuhan 16 dhe Mete 13-vje.
Aksidenti ka ndodhur në një urë në Adana kur 37-vjeçari ka tentuar të parakalojë një automjet përpara pa e kuptuar megjithatë se në të njëjtën kohë një makinë tjetër po tentonte të bënte të njëjtën gjë.
Siç shihet edhe në video, makina në të cilën udhëtonte familja katër anëtarëshe ka filluar të zigzag para se të rrëzohet në ujë. Sipas mediave turke, trupat u gjetën brenda makinës katër orë pasi mjeti u përplas.
Trupi i njërit prej fëmijëve u gjet jashtë makinës, pasi besohet se doli nga automjeti, por u mbyt pasi nuk dinte të notonte.
Lajme nga rajoni
Furgoni përplaset me kamionin, humbin jetën pesë persona! Aksident tragjik në autostradën Maribor-Ljubljanë të Sllovenisë

SLLOVENI- Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë. Mësohet se nga aksidenti pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Siç raportohet një furgon me shtetas të huaj përplasi një kamion të ndaluar në kolonë, duke shkaktuar këtë tragjedi. Aksidenti ndodhi pak para orës 10:30 pranë daljes Slovenske Konjice.
Për shkak të ngjarjes, autostrada është mbyllur plotësisht në drejtim të Lubjanës, ndërsa janë krijuar kolona edhe në drejtim të Mariborit. Policia vendase ka thënë se do të japë më shumë informacion në një konferencë për shtyp në orët e pasdites.
Lajme nga rajoni
“Situata është kritike” – alarm në Kroaci për shkak të përhapjes së antraksit

Instituti Veterinar Kroat njoftoi se një rast i antraksit është konfirmuar në Kroaci, në komunën e Vrlikës. Pas një ngordhjeje të lopës në rajon, mostrat nga kafshët e ngordhura u dërguan për analiza dhe rezultatet konfirmuan se bëhet fjalë për një sëmundje infektive.
Lajme nga rajoni
Urat e Mitrovicës, Vuçiç i ankohet Perëndimit: Nuk u mor pëlqimi i popullit serb!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
“Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiq për televizionin Informer, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Më 1 korrik, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, i cilin ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shqiptarë dhe në pjesën veriore të banuar me serbë.
Njëra urë parashihet të jetë për këmbësorë dhe tjera për automjete.
Autoritetet kosovare thanë se projekti, me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet banorëve nga të dyja anët e lumit.
Megjithatë, reagimet në terren janë të ndryshme – disa e përkrahin këtë iniciativë, ndërsa të tjerët e shohin si të panevojshme.
Urat e reja do të vendosen në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes Kosovë-Serbi për Lirinë e Lëvizjes, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.
Megjithatë, nga BE-ja i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të.
Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve