Lajme nga rajoni
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe afera e maskave për mbrojten nga COVID19 në Gjermani!
Sigurimi i maskave FFP2 duhej patjetër, sado që të kushtojnë, kështu tha e veproi qeveria gjermane në fillim të pandemisë së Coronës. Përpjekjet për anulimin e blerjeve të maskave janë me pajosa juridike dhe rrit kostot.
Federata i ka punët pisk. Nëprocesin për maskat e mbrojtjes nga Corona, të porositura nga Ministria gjermane e Shëndetësisë, por që nuk u pranuan më vonë dhe nuk u paguan, Gjykata e Lartë e Këlnit ka marrë vendim në favor të njërit prej furnizuesve të maskave. Në instancën e dytë, gjykatësit gjykuan se Ministria e Shëndetësisë duhet të paguajë gati 86 milionë euro, plus 33 milionë euro përqindje të shkaktuara nga shtyrja e pagesave.
Ky vendim mund të ketë efekt zinxhir. Sepse në gjykatë presin edhe 100 padi të tjera të ngjashme. Nëse Ministria e Shëndetësisë do të humbasë edhe në këto procese, atëherë dëmi i shkaktuar mund të arrijë deri në 2,3 miliardë euro, madje edhe më shumë. Qysh tani blerja e maskave shihet si një nga skandalet më të mëdha për harrxhimet e kota të taksave të qytetarëve në historinë e Republikës Federale.
Roli i Kinës në prodhimin e maskave
Një vështrim në të kaluarën: Në mars të viti 2020 bota u përmbys shprehimisht nga pandemia e Coronës. Mungesa kishte sidomos për veshjet mbrojtëse. Maskat për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes me standartet FFP2, KN95 ose N95, që të mbrojnë me siguri të madhe kundër virusit, ishin mall që nuk gjendej.
“Kina, e cila prodhonte në atë kohë rreth 80 përqind të maskave, pra prodhuesi kryesor, ishte në izolim total dhe ndaloi eksportin e maskave,” tha deputetja gjemane e partisë kristiandemokrate, Simone Borchardt në një debat që u mbajt në muajin qershor në parlamentin gjerman, Bundestag, lidhur me blerjen e maskave. Bota u sul me ngulm për të shfytëzuar maskat që ishin në dispozicion. „Në Gjermani ne krijuam rregullat për përdorimin disa herësh të maskave, dhe diskutuam madje a mund të laheshin ato, kaq çmenduri pati në atë kohë.”
Llogaritë e ministrit Spahn dhe procesi “Shtëpia e hapur”
Në situatën e krijuar ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) morri vendim që maskat të siguroheshin në të ashtuquajturin Proces „Shtëpia e hapur”. Sipas këtij procesi, porositësi publik lidh marrëveshje me të gjitha ndërmarrjet e interesuara, pa bërë përzgjedhjen e tyre. Kështu që rradha i erdhi të gjithë shitësve të maskave.
Llogaria që bëri Spahn ishte që në konkurencën mbarëbotërore për të gjetur maskat, çmimi për maskë duhej mbajtur i lartë, në mënyrë që të arrihej gjetja e mallit. Në kundërshtim me këshillimet e bëra nga punonjësit e ministrisë, që mendonin se çmimi 3 euro për një maskë ishte çmim i arsyeshëm, ministri Spahn e vuri çmimin për maskë 4,50 euro. Për maskat e operacioneve oferta ishte 0,60 euro. Rezonanca ishte e madhe. Shumë më tepër furnizues nga sa mendohej donin të furnizonin shumë më tepër maska nga sa pritej. Në fund ministria arriti të jepte porosi për 5,7 miliardë maska.
“Kjo tregon për një gjë, që çmimi ishte shumë i lartë,” thotë deputetja e socialdemokratëve, Martina Stamm-Fibich. “Sipas mendimit tim shtrohet pyetja si mund të bëheshin llogari të tilla për tregun, dhe kush e mban përgjegjësinë politike,” tha Stamm-Fibich në parlament.
Mbrojtja e Spahnit dhe gjendja e atëhershme
Një akuzë të cilën Jens Spahn nuk e lë të kalojë pa dhënë përgjigje. „Me njohuritë që kemi sot, vendimet që kam marrë unë në atë kohë do të ishin marrë ndryshe, pa dyshim,” pranon politikani i kristiandemokratëve në debatin që u zhvillua në parlament. “Po ashtu, me ato çka dimë sot, unë nuk do e këshilloja procesin e Shtëpisë së Hapur.”
Por nuk duhet harrruar, „çfarë dinim ne në atë kohë dhe cilat ishin kushtet në të cilat u morrën vendimet”. Bëhej fjalë për jetën e njerëzve, drejtorët e klinikave kërcënuan se do të mbyllnin klinikat, sepse personeli mjekësor kërkon të mbrohet. „Kështu që ne siguruam maskat. Ishin të shtrenjta? Po. A ishte situata kaotike? Po. Të gjitha vendet e botës kishin të njëjtin problem,” thotë Spahn në mbrojtje të tij. „Unë nuk njoh askënd që të thoshte atëherë: Ki kujdes, që çmimet të mos jenë shumë të larta! Por njoh shumë vetë që thanë: „Siguro maskat me çdo çmim,” me kuptimin e vërtetë të fjalës.”
I bëri ministria llogaritë gabim?
Llogaritë e bëra nga Ministria e Shëndetësisë ishin që, për pesë milionë të punësuarit në sistemin e shëndetësisë, që përdorin dy maska në ditë, duheshin për një vit tre miliardë maska. „Kush e di nëse nuk do të ketë një valë të dytë ose të tretë virusi, kush e di nëse Kina do mbyllë sërish dyert, ai duhet të bëj kujdes në një situatë të tillë. Dhe këtë gjë bëmë ne, sipas motos: Është më mirë që të kesh gjendje se sa të jesh në nevojë,” thotë politikani i kristiandemokratëve.
Por në fund fare vetëm 1,7 miliardë maskat e porositura u shpërndanë në Gjermani. Që në vitin 2023 u desh të eliminoheshin 1,2 miliardë maska, sepse u kishte kaluar afati i përdorimit. Maska të tjera janë planifikuar po ashtu të eliminohen.
Aspekti i “transaksionit fiks” të kontratës
Por ajo që Spahn nuk e përmend është se duke pasur parasysh pranimet e shumta të porosive, Ministria e Shëndetësisë arriti që herët në përfundimin se i kishte bërë llogaritë gabim. Sepse që në fillim të muajit maj, procesi „Shtëpia e Hapur” u ndalua menjëherë dhe filloi të vritej mendja si mund të dilej nga kontratat e shumta që ishin lidhur.
Një shans u krijua kur ndërmarrjet nuk furnizonin mall me cilësinë e kërkuar. Në këto raste ministria hoqi dorë në mënyrë të njëanshme nga kontrata e blerjes. E njëjta gjë u bë edhe me furnizuesit që nuk e sillnin mallin në kohën e duhur, por sillnin një pjesë të maskave në afatin për të cilin kishin rënë dakord të sillnin gjithë mallin. Në kontratat e blerjeve bëhej fjalë për një „transaksion fiks”, sipas të cilit detyrimet e kontratës bëheshin të pavlefshme mbas kalimit të afatit të furnizimit.
Gjykatësit: Furnizuesit janë lënë në disfavor
Por pikërisht këtë aspekt Gjykata e Këlnit e quajti të paefektshëm. Gjykatësit ishin të mendimit se në këtë mënyrë furnizuesit janë lënë në „disfavor” në mënyrë „të padrejtë”. Në vend të kësaj pike, ministria duhet të jepte një afat të dytë për përmbushjen e detyrimeve të furnizimi të mallit.
Gjykata tha se ka qenë në interes të Ministrisë së Shëndetësisë, që për të siguruar në afat të shkurtër, maska të përdorshme mbrojtjeje, duhej menduar edhe dhënia e një afati tjetër furnizimi, pak kohë më vonë. Deputeti i Të Gjelbërve, Andreas Audretsch, foli për „tendera të çuditshme juridike”. Kontratat janë lidhur „me shumë erë nga pikëpamja juridike”, akuzoi ai Spahnin para parlamentit.
Revizioni para Gjykatës Federale i pasigurt
Ministria federale e Shëndetësisë, që drejtohet nga socialdemokratët që prej ndryshimit të qeverisë në fund të 2021, do që ta çojë rastin në Gjykatën Federale, pra në instancën më të lartë juridike të Gjermanisë. Sepse gjykatësit e Këlnit morrën vendim ndryshe nga gjykatësit e Bonit, të cilët e kthyen në instancën e parë mbrapsht padinë e ngritur nga ndërmarrja e furnizimit të maskave.
Megjithatë duhet parë, nëse Gjykata Federale e pranon rastin. Nëse nuk e pranon, atëherë vendimi i Gjykatës së Këlnit hyn në fuqi dhe bashkë me të edhe efekti zinxhir i përmendur për rastet e tjera, bashkë me pasojat përkatëse financiare.
Rishikimi politik i Coronës: Këshilla qytetarë apo Komision Enquete?
Pavarësisht nga trajtimi juridik, debati politik vazhdon dhe ai nuk zhvillohet vetëm për blerjen e maskave. A ishin të justifikueshme masat e marra nga shteti për Coronën me ndërhyrjen e thellë dhe të gjerë në të drejtat themelore? Cilat janë mësimet e nxjerra nga pandemia, çfarë duhet bërë ndryshe në të ardhmen?
Por partitë në pushtet, socialdemokratët, Të Gjelbërit dhe liberalët nuk kanë rënë dakord deri tani për formën me të cilën duhet bërë rishikimi i proceseve të lidhura me Coronën. Të tria partitë preferojnë ngritjen e një Këshilli Qytetar. Të Gjelbërit dhe Liberalët kërkojnë po ashtu krijimin në parlament të një Komisioni etik, Enquete. Pandemia e Coronës është vërtet histori, por ajo nuk është mbyllur nga pikëpamja politike dhe financiare./DW
Lajme nga rajoni
“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…
Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.
Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.
Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.
Lajme nga rajoni
E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar
Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.
Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.
Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.
Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.
Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.
Lajme nga rajoni
Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)
Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.
Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.
Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.
Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni1 month agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

