Connect with us

Lajme nga vendi

Sot në Krushevë nis festimi i 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës

Published

on

Një varg ceremonish sot në Krushevë do të shënojnë fillimin e shënimit të 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës. Delegacionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në të gjitha manifestimet e parashikuara me programi shtetëror për shënimin e festës shtetërore 2 Gushti, transmeton Portalb.mk. 

Në ora 18:45 në qendër të Krushevës, para kishës “Shën Nikolla”, do të priten kalorës nga e gjithë Maqedonia. Krushevasit tradicionalisht do t’i presin me bukë e kripë përkrahësit e traditave nga ditët e Ilindenit.

Aktiviteti do të pasohet me fishekzjarre të pasura, një program kulturo-artistik dhe një sulm i improvizuar ndaj Krushevës, si kujtim i ditëve të Ilindenit dhe Republikës së Parë të Ballkanit.

Festimet qendrore të 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevit janë më 2 gusht. Homazhe për presidentin e Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, për luftëtarët e rënë dhe përkujtimore do të mbahet në kishën “Shën Nikolla” në Krushevë.

Festimi qendror është në Meçkin Kamen (Guri i Ariut) nga ora 12:30, ku do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski.

Advertisement

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 2 gusht të këtij viti do ta shënojë Ditën e Republikës në Qendrën Përkujtimore të KAÇK-së në Pelincë, ku do të mbajë fjalim dhe më pas së bashku me Aleksandar Vuçiq do të vizitojnë manastirin “Shën Prohor Pçinski”.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të jetë në Shkup, gjegjësisht do të marrë pjesë në manifestimin përkatës në Kala, ku do të mbajë fjalim.

Advertisement

Lajme nga vendi

Të tjera arrestime për 2 vrasjet në ‘Gjorgje Petrov’ Shkup, gjithsej 3 të ndaluar

Published

on

Një person tjetër është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në dy vrasjet në Shkup. Deri më tani, në lidhje me rastet janë ndaluar gjithsej tre persona.

Një person tjetër i dyshuar për vrasjet në komunën e Gjorgje Petrovit në Shkup është arrestuar mbrëmë, sipas informacioneve jozyrtare të portalit “4NEWS”.

Ky është arrestimi i tretë në lidhje me dy rastet, pasi gjatë ditës së djeshme u raportua për ndalimin e një personi të dyshuar.

Brenda një periudhe prej pesë ditësh, në Gjorgje Petrov janë gjetur të vdekur një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçare, të dy me shenja të dukshme dhune.

Gruaja u gjet e pajetë dje në një shtëpi në rrugën “Gjurgjin Kokale”, ndërsa rasti i burrit ishte raportuar më 22 tetor.

Advertisement

Nga institucionet kompetente priten informacione shtesë lidhur me bazën e dyshimeve dhe rolin e mundshëm të secilit prej personave të ndaluar në këto dy raste.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga sot vendoset regjim i përkohshëm i trafikut në autostradën Kërçovë–Ohër, në segmentin Presekë–Pesoçan

Published

on

Regjimi i përkohshëm i komunikacionit në autostradën A2, segmenti Presekë – Pesoçan (deri në Arbinovë), vendoset për shkak të punimeve ndërtimore për sanimin e korsisë së majtë. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se ky ndryshim hyn në fuqi nga data 28 tetor 2026 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të ndërhyrjeve sanuese në këtë pjesë të aksit rrugor Kërçovë–Ohër. 
Për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, detajet kryesore të këtij kufizimi janë si më poshtë:

Karakteristika Detajet e Regjimit të Trafikut
Aksi Rrugor Autostrada A2, Kërçovë – Ohër
Segmenti i Prekur Presekë – Pesoçan (deri në Arbinovë)
Shkaku Punime ndërtimore për sanimin e korsisë së majtë
Kohëzgjatja Deri në përfundimin e plotë të punimeve
Sinjalizimi Në vendngjarje është vendosur sinjalistikë përkatëse rrugore

Shoferëve u bëhet thirrje të lëvizin me kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë rreptësisht shenjat e përkohshme të komunikacionit.
Continue Reading

Lajme nga vendi

-3°C në Kodrën e Diellit! Mot i ndryshueshëm, temperaturat deri në 18 gradë në Maqedoni

Published

on

Temperatura më e ulët e mëngjesit, prej minus 3 gradë Celsius, është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa zero gradë janë matur në Lazaropolë, Krushevë dhe Mavrovë Hanet.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, 3 gradë janë regjistruar në Pretor dhe Ohër, 4 në Berovë dhe Prilep, ndërsa 5 gradë në Kriva Pallankë, Vinicë, Tetovë, Manastir dhe Demir Kapi.

Në Shtip dhe Strumicë janë matur 6 gradë, në Kavadar 7, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Veles, Shkup – Zajçev Rid dhe Gjevgjeli, me 8 gradë Celsius.

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 7:00, më së shumti reshje shiu janë regjistruar në Demir Kapi, me 3 litra për metër katror. Nga 1 litër për metër katror janë matur në Strumicë, Pretor, Kavadar, Gjevgjeli, Tetovë, Kriva Pallankë, Manastir, Lazaropolë dhe në Kodrën e Diellit.

Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë luginës së Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Advertisement

Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me periudha me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë e përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Continue Reading

Më të lexuarat