Connect with us

Lajme nga vendi

Deputetja dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska kërkoi nga MPB që ta mbrojë nga ndjekja dhe kërcënimet

Published

on

Kërcënimet për jetën dhe fyerje në rrjetet sociale me pseudonim janë publikuar dje pasi ish-ministrja e Mbrojtjes, tash deputete e LSDM-së, Slavjanka Petrovska pyeti publikisht nëse vrasësit që qëlluan një person dy ditë më parë para “Mavrovasjas” në Shkup ishin kriminelë të rrezikshëm të liruar së fundmi nga burgu. Prandaj, ajo dje ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që ta mbrojë nga ata që e ndjekin, e fotografojnë dhe e kërcënojnë, transmeton Portalb.mk.

Në rrjetin social X, dikur Twitter, u postuan foto të Petrovskës duke shëtitur qenin e saj pranë shtëpisë së saj me komente se herën tjetër do ta hidhnin nga shkallët.

Nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe MPB-ja nuk i përgjigjen pyetjes së deputetes nëse vrasësit janë ata që janë liruar apo të arratisur nga burgu, për të cilët është lëshuar urdhër. Nuk është bërë e ditur se cilët janë vrasësit e shkupjanit, të cilët tentuan të vrasin edhe gruan e tij dhe të cilët pas vrasjes kanë qëlluar në drejtim të policëve gjatë arratisjes.

“Më fotografoni, më ndiqni dhe më kërcënoni. Më parë nuk më keni kritikuar për punën time, por më keni nënçmuar, fyer dhe shpifur. Por unë kritikova dhe do të vazhdoj. Është detyra ime. Duke qenë se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të kontrollojë se kush ndjek një deputet, deri pak kohë më parë ministre e Mbrojtjes, pra një grua teksa ajo është duke shëtitur kafshën e saj dhe mbi të gjitha poston foto në rrjetet sociale dhe e kërcënon”, iu drejtua mbrëmë ajo Ministrisë së Brendshme.

Petrovska, pas të shtënave të shpeshta në Shkup dhe në qytete të tjera, kryesisht në pjesën perëndimore të Maqedonisë, thotë se kryeqyteti nuk është i sigurt.

Advertisement

“Shkupi është qytet i pasigurt 7 muaj pasi Ministria e Punëve të Brendshme u mor nga DPMNE. Hristian, në vend që të më heshtin me presione të këtij lloji, përgjigjuni opinionit: A janë autorët e vrasjes së djeshme në mes të ditës në qendër të Shkupit dy kriminelë të dënuar të cilët në vend që të ishin në burg, ishin në liri dhe a është e vërtetë se është lëshuar një urdhër për ta para më shumë se 30 ditësh?”, pyet Petrovska kryeministrin dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ajo rikujton se përgjegjësinë për gjetjen dhe kthimin në burg e ka Ministria e Punëve të Brendshme.

“Po të ishin në burg, aty ku duhet të ishin, nuk do të kishin kryer vrasjen e djeshme. Pra, le të përsërisim pyetjen: A janë autorët e vrasjes së djeshme në mes të ditës, në qendër të Shkupit, dy kriminelë të dënuar, të cilët në vend që të ishin në burg, ishin të lirë dhe a është e vërtetë që për ta është lëshuar fletarrest për më shumë se 30 ditë më parë?”, pyet ajo me këmbëngulje.

“Do të dorëzoj denoncim në MPB dhe të shohim se çfarë qasje do të kenë MPB-ja-VMRO-ja në rast se po më ndjekin dhe më kërcënojnë”, tha deputetja Petrovska.

Ndryshe, më 20 gusht, gjatë orëve të para të mëngjesit ishte gjetur një trup i pajetë në parkingun pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit.

Advertisement

Viktima është Vasil E. Ai thuhet se ishte me anëtarët e familjes për të kryer punët private aty pranë. Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesit qëlluan viktimën, morën sende nga makina e tij, duke përfshirë një laptop-kompjuter dhe më pas u larguan me vrap. Si motiv po përmendet një formë zhvatjeje, megjithëse hetimet janë ende në një fazë shumë të hershme.

Për rastin u arrestua një person, ndërsa një tjetër u vetë-dorëzua në polici.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat