Lajme nga vendi
Janevska: Nxënësit do t’i kenë librat në ditën e parë të shkollës
Në ditën e parë të mësimit, të hënën e ardhshme, nxënësit do të kenë tekstet shkollore. Në këtë mënyrë ndërpresim praktikën e keqe të disa ministrave nga e kaluara të cilët as nuk janë përkujdesur për dorëzimin në kohë dhe as që të ketë tekste shkollore, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ajo përsëriti se tekste për gjuhët e huaja nuk do të ketë dhe ligjërisht nuk mundet, tha ajo, “as ta ndërpresë tenderin që është nisur për to, as të kërkojë një të ri derisa nuk përfundon procedura ligjore”.
Lidhur me arsimin e mesëm, ajo tha se për gjimnazet janë siguruar libra – aq sa kanë kërkuar për vitin, aq u dorëzohet atyre. Shpërndarja vazhdon dhe pritet të përfundojë të dielën.
“Për gjimnazet do të ketë libra, edhe për gjuhët e huaja. Për shkollat e mesme profesionale për herë të parë shtypim mbi 164 tituj që nxënësit nuk i kanë pasur kurrë. Dhe vazhdojmë me miratimin e teksteve të tjera, pasi të përfundojë procedura e miratimit, do të vazhdojmë me shtypjen dhe dorëzimin e tyre gjatë vitit”, tha Janevska pas vizitës në SHF “Luben Lape” në komunën e Aerodromit.
Për shkollat në të cilat ka kushte për mësim me një turne, analiza e deritanishme ka përfshirë 142. Në 124 mësim në një ndërrim do të ketë këtë vit shkollor, disa nga ato shkolla edhe më parë kanë punuar me një ndërrim.
“Vitin e ardhshëm pres që të fillojnë komuna të tëra, siç është Kavadari dhe me investime nga komuna, natyrisht edhe nga MASH-i, poashtu në të gjitha shkollat e Kavadarit. Me kalimin e kohës ky numër do të rritet gjithnjë e më shumë”, ka thënë ministrja.
Sa i përket analizës së kushteve hapësinore në shkolla dhe transferimit të një numri të vogël të nxënësve nga shkollat rajonale në ato qendrore, tha se tashmë është bërë optimizimi në dhjetë komuna dhe fëmijët janë transferuar në shkollat qendrore, siç tha ajo, pa pasur pasojë për stafin dhe është në rrjedhë analiza e optimizimit në 20 komuna të tjera. Filloi me komunat ku duhen optimizuar më pak shkolla, por në disa, si Aerodrom për shembull, nuk mund të bëhet optimizimi, por duhet të ndërtohen shkolla.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

