Lajme nga vendi
Pala maqedonase paralajmëron ndryshime në përbërjen e Komisionit për Çështje Historike me Bullgarinë
Në ekipin maqedonas ka pasur disa ndryshime nga Komisioni për Çështje Historike. Këtë e bën të ditur qeveria, por edhe bashkëpresidenti Gjorgiev thotë se ai personalisht nuk do ta merrte përsipër vazhdimin e mandatit të tij, i cili i skadon për më pak se një muaj.
Gjorgievit i vjen keq që në vend të akademikëve, ata punuan në një atmosferë të stuhishme politike dhe historia u përdor si mjet në marrëdhëniet politike. Mendim të ngjashëm e ka edhe bashkëpresidenti bullgar Dimitrov, i cili thotë se nuk duhet t’i kushtohet vëmendja Komisionit sepse problemi është politik, jo shkencor.
Më 18 dhe 19 shtator, në Shkup do të mbahet takimi i katërt për këtë vit i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Megjithatë, pyetja është nëse do të realizohet fare dhe në çfarë përbërje.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar disa herë se do të emërojnë historianë të rinj në ekipin maqedonas. Pavarësisht nëse Qeveria në Shkup do ta bëjë këtë apo jo, ndryshimet në përbërje janë të sigurta sepse vetë anëtarët paralajmërojnë tërheqje. Mandati i tyre skadon më 15 shtator dhe bashkëpresidenti nga pala maqedonase Dragi Gjorgiev thotë se nuk do të pranonte të nënshkruante kontratë të re.
“Unë personalisht nuk do ta zgjatja kontratën, por është e qartë se do të ketë ndryshime në Komision dhe se Qeveria do të emërojë anëtarë të rinj, sipas deklaratave të kryeministrit. Por sinqerisht, jemi pak të lodhur”, thotë Gjorgiev për Radion Evropa e Lirë (REL).
Lajme nga vendi
Duhanpirja, faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive, kontribuon ndjeshëm edhe në lloje të tjera të kancerit
Me rastin e Ditës Botërore të Luftës kundër Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) rikujtojnë se duhanpirja përfaqëson një faktor të rëndësishëm rreziku për sëmundjet malinje, veçanërisht për kancerin e mushkërive.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, shkaku kryesor i vdekshmërisë në vend gjatë viteve 2023 dhe 2024 janë neoplazitë malinje të bronkeve dhe mushkërive.
“Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i kancerit, i cili mund të parandalohet. Të dhënat statistikore tregojnë se numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga neoplazitë malinje të bronkeve dhe mushkërive në vitin 2024 është 860, ku numri i meshkujve është më i lartë krahasuar me atë të femrave. Heqja dorë nga duhanpirja e zgjat ndjeshëm jetëgjatësinë dhe përmirëson cilësinë e jetës. Pikërisht në Ditën Botërore të Luftës kundër Kancerit, apelojmë edhe një herë për rëndësinë e miratimit të ligjit të ri për mbrojtje nga duhani, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Përveç përdorimit të duhanit, faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet malinje janë edhe mbipesha, konsumimi i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja jo e shëndetshme.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga neoplazitë malinje në vitin 2024 është 3.958, prej të cilëve 2.325 janë meshkuj dhe 1.633 femra. Në të njëjtin vit, numri i të vdekurve nga neoplazitë në moshë mbi 65 vjeç është pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me ata deri në moshën 64 vjeç.
Lajme nga vendi
LAMM: Trafiku zhvillohet pa pengesa, nuk ka pritje në vendkalimet kufitare
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, njofton LAMM. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Lajme nga vendi
Fetai: Transparenca është standard, jo premtim
Raporti për transparencën e institucioneve që u miratua sot në seancën e rregullt të Qeverisë, dëshmon përparim të dukshëm në hapjen e institucioneve ndaj qytetarëve, si rezultat po i njëjti sipas zëvendëskryeministri Fetai pritet të sigurojë më shumë informacion për qytetarët dhe të zvogëlojë vendimet e marra pas dyerve të mbyllura.
Sipas Fetait, raporti nuk përbën thjesht një formalitet administrativ, por dëshmi të angazhimit të Qeverisë që qytetarët të kenë qasje më të shpejtë dhe më të plotë në informacion. Ai shtoi se, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, po ndërtohet administratë më e hapur, më llogaridhënëse dhe më e besueshme.
“Transparenca është standard, jo premtim”, theksoi zëvendëskryeministri duke iu referuar transparencës dhe llogaridhënies si përkushtim i kësaj Qeverie.

