Lajme nga vendi
QMK: Gjithsej 25 vatra zjarri gjatë ditës së djeshme, dy janë ende aktive
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 25 vatra zjarri, prej të cilave dy janë ende aktive, ndërsa pjesa tjetër janë nën kontroll.
“Në malin Mukos, vendi i quajtur “Koteva krusha”, në atarin e fshatit Omorani, zjarri është shuar nga reshjet e shiut, ndërsa është aktiv në drejtim të fshatit Stepantsi dhe vendit të quajtur “Kadiica” në kufirin mes komunat e Çashkës dhe Dollnenit, ku digjet një mal me dru të përzier”, thonë nga QKM.
Lajme nga vendi
Dosja Epstein, Prokuroria në Maqedoni nis hetim për rastin e mostrave të trurit
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të disa informacioneve të publikuara në media, formoi lëndë në bazë të zërave për shkak të pretendimeve nga dokumetet e publikuara në rastin për Xhefri Epstin, të cila tregojnë se mostra nga trurët e personave të vdekur nga vendi gjoja janë transportuar për qellime shkencore-kërkimore në SHBA.
Duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve, që përfshijnë përpunimin, ngrirjen dhe transportin ndërkombëtar të indeve njerëzore, si dhe çështjet e mundshme lidhur me përputhshmërinë me standardet ligjore dhe etike për eksperimentet me inde dhe mostra njerëzore, siç informojnë nga Prokuroria, është formuar lëndë me qëllim që të hetohen të gjitha indikacionet për ekzistencën e mundshme të elementeve të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.
“Lënda është dorëzuar për veprim kompetent në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila duhet të ndërmarrë veprime për të mbledhur informacione zyrtare nga autoritetet kompetente, institucionet dhe institucionet shëndetësore me qëllim përcaktimin e trajtimit të mundshëm të paligjshëm të indeve dhe biomaterialeve njerëzore, lëshimeve ose abuzimeve gjatë marrjes së lejeve dhe pëlqimeve”, informojnë nga Prokuroria.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria personin nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”
Më datë 03.02.2026, në ora 18:50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje”, gjegjësisht se nga një objekt shitjeje ka marrë telefona celularë.
Më vonë, në ora 23:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria edhe I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova. Ata janë denoncuar nga I.T. se në periudhën prej orës 18:00 deri në 19:00 në rrugën “Ilinden”, pas një debati paraprak për telefona celularë, e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.
Lajme nga vendi
Dënimet e “Safe City” nuk ndalen: 650 shkelje për 24 orë, qindra shoferë kapen në tejkalim shpejtësie
Sistemi i kamerave “Safe City” (Qyteti i Sigurt) ka regjistruar një numër të lartë shkeljesh në rrugët e kryeqytetit gjatë ditës së djeshme.
Sipas njoftimit zyrtar nga MPB, janë konstatuar gjithsej 650 shkelje, ku dominon tejkalimi i shpejtësisë me plot 590 raste.
Përveç shpejtësisë, kamerat kanë kapur 36 shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe dhe 24 mjete të paregjistruara. Si masë ndëshkimore, policia ka shqiptuar edhe 61 ndalesa për drejtim të mjetit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave për të garantuar sigurinë në trafik.

