Lajme nga bota
Shefi i OKB-së ngre alarmin për rritjen e nivelit të detit: Do të ketë stuhi dhe përmbytje
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres lëshoi një alarm global të martën, duke thënë se temperaturat e oqeanit po rriteshin në Ishujt e Paqësorit me trefishin e normës mesatare globale.
“Unë jam në Tonga për të lëshuar një alarm global për rritjen e nivelit të detit,” tha ai, ndërsa fliste në Forumin e Ishujve të Paqësorit.
Shefi i OKB-së tha se Ishujt e Paqësorit ishin “të ekspozuar në mënyrë unike” ndaj ndikimit të rritjes së nivelit të detit.
“Niveli mesatar global i detit po rritet me ritme të paprecedentë në 3000 vitet e fundit. Oqeani është i tejmbushur për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha ai në një postim në X.
Guterres foli për gjetjet e një raporti që tregonte se Paqësori Jugperëndimor ishte goditur më keq nga rritja e nivelit të detit. Disa vende janë prekur nga më shumë se dyfishi i mesatares globale në tre dekadat e fundit.
Ai tha se ishujt e Paqësorit ishin vetëm një ose dy metra mbi nivelin e detit dhe për këtë arsye në mënyrë unike të cenueshme. “Gjysma e infrastrukturës është 500 metra larg detit”, shtoi ai.
Një raport i organit të OKB-së për monitorimin e klimës tha se detet ishin ngritur me rreth 15 centimetra në disa pjesë të Paqësorit në 30 vitet e fundit. Mesatarja globale ishte 9.4 centimetra.
“Arsyeja është e qartë: gazrat serrë, të prodhuara në masë dërrmuese nga djegia e lëndëve djegëse fosile po gatuajnë planetin tonë. Dhe deti po merr nxehtësinë fjalë për fjalë,” tha Guterres.
“Ngritja e deteve po përforcon frekuencën dhe ashpërsinë e stuhive dhe përmbytjeve bregdetare. Këto përmbytje kënetojnë komunitetet bregdetare, shkatërrojnë peshkimin, dëmtojnë të korrat, ndotin ujin e ëmbël. E gjithë kjo i vë në rrezik të madh kombet e ishullit të Paqësorit,” tha ai.
Nëse emetimet globale nuk reduktohen, Guterres paralajmëroi se Ishujt e Paqësorit mund të presin një rritje shtesë të nivelit të detit prej 15 cm deri në vitin 2050 dhe 30 ditë në vit me përmbytje bregdetare.
Guterres u bëri thirrje udhëheqësve globalë që të rrisin masivisht investimet e përshtatjes klimatike” në vendet e cenueshme . “Vendet e zhvilluara duhet të përmbushin angazhimet e tyre financiare, duke përfshirë angazhimin për të dyfishuar financimin e përshtatjes në të paktën 40 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2025./abcnews.al
Lajme nga bota
Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një shkëmbim të ri të madh të të burgosurve
Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një tjetër shkëmbim të madh të të burgosurve, ndërsa zyrtarët e të dyja palëve po punojnë për finalizimin e listave të personave që mund të lirohen, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, transmeton Anadolu.
“Po përgatitemi për një shkëmbim tjetër mjaft të madh; listat po finalizohen”, tha Lantratova për Tass.
Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve u zhvillua më 19 gusht, kur Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 103 ushtarakë, pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Shkëmbimet e të burgosurve kanë mbetur një nga fushat e pakta të bashkëpunimit praktik mes Moskës dhe Kievit gjatë konfliktit të armatosur që filloi në vitin 2022.
Lajme nga bota
Tragjëdi në Pakistan: Zjarr në maternitet, humbin jetën 14 foshnje të posalindura
Të paktën 14 të porsalindur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në repartin e maternitetit të një spitali në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit.
Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se zjarri tashmë është vënë nën kontroll dhe të lënduarit janë dërguar në repartin e kujdesit intensiv.
Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të repartit të nënës dhe fëmijës në spitalin PIMS, një nga spitalet kryesore shtetërore të qytetit.
Kryeministri Shehbaz Sharif ka shprehur “pikëllim të thellë” dhe ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm.
Është ngritur një komision për të hartuar një raport brenda 24 orëve.
Lajme nga bota
Trump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja
Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi një „luftë ekonomike“ dhe izolim të Iranit në përmasa të paprecedenta, në kushtet e ngecjes së negociatave me Teheranin. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se edhe vendet që do t’i ofrojnë mbështetje ekonomike Iranit do të përballen me pasoja të rënda ekonomike.
“Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit mundësi më të madhe se unë për të arritur një marrëveshje”, shkroi Trump në platformën e tij „Truth Social“, duke shtuar se Teherani “nuk e shfrytëzoi atë”.
“Prandaj, sot po shpall OPERACIONIN EKONOMIK MË TË ASHPËR që është ndërmarrë ndonjëherë kundër cilitdo shtet”, shkroi presidenti amerikan. Trump shtoi se bëhet fjalë për “luftë ekonomike dhe izolim në përmasa të paprecedenta”.
Ai paralajmëroi se vendet, institucionet financiare, kompanitë, aeroportet apo strukturat shtetërore të të cilave do t’i ofrojnë “çfarëdo lloj ndihme shpëtimi Iranit”, do të përballen edhe vetë me “pasoja të mëdha ekonomike”.
Njoftimi paraqet një forcim të mëtejshëm të presionit amerikan ndaj Teheranit, në kushtet e ngecjes së vazhdueshme të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.
Mediat iraniane sot nuk shfaqin shqetësim të madh lidhur me kërcënimet e Trumpit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për vazhdimësi të politikës amerikane të presionit ndaj Teheranit, raportoi DPA.
Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” në “Telegram” vlerësoi se deklaratat e fundit të Trumpit janë pjesë e „luftës psikologjike dhe fushatës propagandistike“ së zakonshme, duke kujtuar se presidenti amerikan edhe në të kaluarën ka paralajmëruar rënien e Iranit dhe masa me përmasa historike.
Agjencia iraniane „Tasnim“ vlerësoi se mesazhi i Trumpit “nuk përbën ndonjë zhvillim të ri”, pasi SHBA-ja prej vitesh përpiqet të bllokojë lidhjet financiare dhe ekonomike me Iranin.
Megjithatë, Irani “ka mësuar se si t’i anashkalojë këto kufizime dhe është bërë shumë i aftë në këtë drejtim”, raportoi “Tasnim” në “Telegram”.
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

