Connect with us

Lajme nga bota

Dhëndri dh*unoi nusen para të ftuarve ditën e dasmën, zbulohet historia dramatike e të resë, e ëma në lot: Do ma sjellë në shtëpi të vd*ekur!

Published

on

Të shumtë ishin titujt nëpër media ku tregonin sesi një dhëndër dhunoi nusen teksa po martoheshin, pasi kjo e fundit e shkeli, një ritual ky që nuk i kishte pëlqyer partnerit…

Por historia e vërteta pas këtij incidenti në Greqi, është e dhimbshme!

Mediat greke raportojnë se nusja në fjalë ka qenë pre e dhunës prej disa vitesh nga partneri, që së fundmi u bë edhe bashkëshorti i saj. Ajo ka bërë denoncime për dhunë, por të fundit e kishte tërhequr kur zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

Nëna e nuses, duke qarë ka bërë apel ndaj autoriteteve që të ndërhyjnë dhe ta shqyrtojnë seriozisht incidentin, pasi ka frikë se vajzën do t’ia sjellin në shtëpi të vdekur.

“E qëlloi në sy të të gjithëve, vajza ra pa ndjenja. Dhëndri u nis të ikte, ndërsa prindërit e tij nuk reagonin fare dhe e linin të largohej. Mora në telefon policinë, dhe më tha ‘nuk ndërhyjmë dot’ po nëse do ma kishte vrarë vajzën? Do ndërhynin”, thotë ajo duke qarë.

Advertisement

Vetë nusja ka treguar se situata mes tyre ka qenë e tensionuar prej kohësh, ndërsa në momentin që po martoheshin, ai e ka kapur prej flokësh dhe e ka goditur, pasi ajo e kishte shkelur mbi këpucë, siç është dhe tradita e tyre.

Ka qenë vëllai i nuses që ka ndërhyrë dhe e ka shpëtuar të motrën nga dhuna, teksa ka treguar se motra është dhunuar herë pas here prej tij.

Advertisement

Lajme nga bota

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Published

on

Në Xhaminë e Shahit në Teheran, një nga më të rëndësishmet në Iran, është ngritur flamuri i kuq, një simbol i rrallë, por shumë domethënës në traditën shiite.
Flamuri i kuq lidhet me historinë e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në betejën e Karbalas në vitin 680. Për myslimanët shiitë, ky flamur përfaqëson gjakderdhjen e padrejtë dhe është një thirrje për hakmarrje dhe drejtësi.

Ngritja e këtij flamuri ndodh zakonisht në momente shumë të rëndësishme dhe shihet si paralajmërim për ndonjë reagim të ashpër. Kësaj here, veprimi vjen pas sulmit të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.
Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjet. Ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.

Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.

“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”- tha Khamenei.

Ai shtoi se: “Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, të cilin patjetër do ta shohë”./Al Jazeera

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Shtrenjtim i madh i naftës në bursat globale pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

Published

on

Çmimet e naftës në disa bursa ndërkombëtare shënuan rritje për më shumë se 6 për qind të premten, duke e arritur nivelin më të lartë në gati pesë muaj, pasi Izraeli kreu sulme ndaj Iranit, duke i përshkallëzuar në masë dramatike tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke i shtuar shqetësimet për pengesa ndaj dërgesave të karburanteve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” u rrit për 6,63 për qind dhe shkoi në 73,96 dollarë për fuçi.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” u rrit për 7,33 për qind dhe shkoi në 73,03 dollarë për fuçi.

Rritjet e çmimeve të premten ishin lëvizjet më të larta brenda ditës që nga viti 2022, pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e shkaktuar rritjen e madhe të lëndeve të energjisë.

Izraeli tha se në sulmet ndaj Iranit ka vënë në shënjestër qendra bërthamore, fabrika të raketave balistike dhe komandantë ushtarakë në fillimin e atij që paralajmëroi se do të jetë operacion i gjatë për t’ia parandaluar Teheranit prodhimin e armëve bërthamore.

Advertisement

Disa tregtarë të naftës në Singapor thanë se është ende shumë herët për të thënë nëse sulmi izraelit do të ndikojë në dërgesat e naftës në Lindjen e Mesme, pasi një gjë e tillë do të varet nga mënyra se si do të hakmerret Irani dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë apo jo./Nacionale

Continue Reading

Lajme nga bota

Panik në Izrael – qytetarët vërshojnë dyqanet

Published

on

Rrjeti i dyqaneve në Izrael, Carrefour raporton një rritje prej 300 për qind të blerësve këtë mëngjes.

Izraelitët po boshatisin raftet – ujë, bukë, ushqim për fëmijë, produkte higjienike dhe bateria elektrike.

Supermarketet janë mbushur plot pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se lufta me Iranin do të jetë e gjatë me Iranin.

Ndërkohë, pas konfirmimit të sulmeve, çmimi i naftës Brent u rrit me mbi 9 për qind, duke kaluar 98 dollarë për fuçi, niveli më i lartë për këtë vit.

Ari dhe obligacionet shtetërore amerikane janë rritur, teksa investitorët po kërkojnë asete më të sigurta në një klimë të pasigurt.

Advertisement

Ndryshe, sulmi mund të nxisë një zinxhir reagimesh nga Hezbollah në Liban, milicitë në Irak dhe rebelët Houthi në Jemen duke zgjeruar konfliktin përtej kufijve të Iranit dhe Izraelit.

Continue Reading

Më të lexuarat