Connect with us

Lajme nga vendi

Ministri Durmishi takoi ambasadorin britanik në Shkup

Published

on

Takimi i ministrit Durmishi me ambasadorin britanik Loson: Do të punojmë për intensifikimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Metju Loson.Në takim u diskutua për aktivitetet e deritanishme dhe ato aktuale të ministrisë, si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen nga ana e Ambasadës Britanike në vendin tonë.Ministri Durmishi tha se Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe gjendet në vendin e 2 (e dytë) në mesin e vendeve me të cilat Maqedonia e Veriut realizon vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve shënon rritje të vazhdueshme dhe kjo më së shumti për shkak të kompanive të rëndësishme britanike që punojnë si në zonat e lira ashtu edhe jashtë tyre.“Na gëzojnë të dhënat se për 10 vite, investimet e përgjithshme të huaja nga Mbretëria e Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut arrijnë në 508,8 milionë euro, gjë që e bën Britaninë e Madhe një nga investitorët më të mëdhenj. Për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, nën përgjegjësinë e së cilës janë kushtet e punës së investitorëve të huaj, është e një rëndësie të madhe të punohet në përmirësimin e klimës së biznesit, e gjithë kjo me qëllim që të kemi më shumë investime që do të nënkuptojnë më shumë punësim dhe rritje më të madhe ekonomike. ”, tha ministri Durmishi.Ministri Durmishi falënderoi ambasadorin Loson për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut po e merr nga Qeveria britanike, në radhë të parë përmes mbështetjes në reforma dhe në procesin e zhvillimit në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE.Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit Сектор за координација на активностите на министерот
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të punojnë së bashku për vazhdimin dhe intensifikimin e trendit të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, me qëllimin final përshpejtimin e procesit të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat